Fundi i vitit 2017-ë do të shënojë edhe fundin e fenomenit të kanabisit.
Kështu u shpreh ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, gjatë një takimi që zhvilloi kreun e Guardia di Finanza-n, Giorgio Toschi.
Tahiri tha se kjo qeveri është e vetmja që e ka luftuar kultivimin e kanabisit dhe ndodhet në betejë të përditshme për ta luftuar këtë fenomen.
“T’i japim fund një herë e mirë këtë vit kultivimit të kanabisit. Kjo është qeveria e vetme që e ka luftuar këtë fenomen. Jemi të bindur të ndërtojmë shtet, dhe të luftojmë faktorët që nxisin kultivimin e drogës, e varfërinë. Ashtu do të luftojmë për një të ardhme më të mirë, për të ardhmen e Shqipërisë në BE. Sa më shumë kap e sa më shumë shkatërron është sukses”, u shpreh Tahiri.
Nga ana tjetër, Komandanti i Përgjithshëm i Guardia di Finanza, Giorgio Toschi, u shpreh se policia italiane i ka vënë në dispozicion asaj shqiptare flotën detare dhe ajrore për kontrollet antikanabis.
Toschi tha se Shqipëria dhe Italia e kanë të domosdoshme bashkëpunimin në luftë kundër narkotikëve. Ai evidentoi gjithashtu se Italia ka kapur rreth 20 ton drogë me origjinë nga Shqipëria.
“Sot jemi shumë të lumtur që jemi pritur nga Ministri. Jemi këtu për të dëshmuar problemin e madh që kemi me drogën. Ky bashkëpunim është historik se ka filluar prej kohësh mes dy vendeve, por vitet e fundit ky bashkëpunim është forcuar shumë. Ne mirëpritëm ftesën e Shqipërisë, por dhe vetë ndjemë nevojën për të luftuar problemin e drogës sidomos nga vendi. Vitet e fundit janë zhvilluar shumë fluturime nga ajri, por nga GdF është vënë në gadishmëri e gjithë flota detare dhe ajrore për kontrollet e nevojshme”, tha ai.
"Përforcimi i marrëdhënieve ndërkombëtare, sidomos shkëmbimi i informacionit, ka bërë të mundur që sekuestrimet në det nga ana e Guardia di Finanza italiane në bashkëpunim me autoritetet e Policisë shqiptare, të dyfishohen, duke arritur deri në rreth 20 ton substanca narkotike", tha më tej Toschi.
Konferenca e përbashkët e ministrit Tahiri dhe kreut të GdF Toschi:
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

Konferenca e përbashkët e ministrit Tahiri dhe kreut të GdF Toschi:Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com