Tahiri: Marrëveshje ose izolim

Tahiri: Marrëveshje ose izolim
Nëse Kosova nuk do ti pranonte marrëveshjet e arritura në Bruksel, do të zgjidhte izolimin ndërkombëtar. Kështu thotë në një intervistë dhënë për “Zërin”, kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri e cila është njëkohësisht edhe zv/kryeministre e Kosovës.

Tahiri e  pranon se fusnota nuk është e pëlqyeshme, por sipas saj, ishte zgjidhja e vetme. Ajo nuk sqaron përse ishte zgjidhje e vetme pori thotë se fusnota është pranuar si opsion kalimtar me premtimin e Brukselit, që do të punojë që 5 vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, do ta bëjnë një gjë të tillë.

Ky premtim nga ana e Brukselit nuk është konfirmuar asnjëherë zyrtarisht, por Tahiri insiston se do të arrihet njohja edhe me angazhimin e Qeverisë për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të deritanishme.

Tahiri komenton edhe dialogun politik të përfolur edhe nga ambasadorët e Britanisë dhe Francës. Ajo thotë që dialogu politik është kapitull i mbyllur, ndërsa porosit gjithë diplomatët që po kërkojnë dialog politik për veriun, se temat e tilla përfshijnë gjithë rajonin, dhe kjo nënkupton prekje të kufijve.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës