Tahiri: Minus një godinë e
paligjshme, ky vetëm fillimi

Tahiri: Minus një godinë e<br />paligjshme, ky vetëm fillimi
"Pune e kryer", e ka quajtur ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri aksionin e prishjes së godinës 4-katëshe pranë Fakultetit Ekonomik. Në Facebook, ministri ka falenderuar forcat e Xhenios, Ministrisë së Mbrojtjes, efektivët e Policisë së Shtetit, INUK. Ministri ka falenderuar edhe qytetarët për mbështetjen".

Tahiri ka shtuar edhe premtimin se "premtimin tone se ky eshte vetem fillimi ne luften kunder paligjshmerise, mbrojtjes se territorit dhe mjedisit te perbashket".

"Rezultati është aty. Minus 1 godinë e paligjshme! Më shumë në vijim....", premton Saimir Tahiri.

MESAZHI I PLOTË I SAIMIR TAHIRIT NË FACEBOOK:

Pune e kryer!
Faleminderit Forcave te Xhenios dhe Minsitrise se Mbrojtjes. Faleminderit efektiveve te Policise se Shtetit. Faleminderit INUK.
Faleminderit qytetareve per mbeshtetjen, bashke me premtimin tone se ky eshte vetem fillimi ne luften kunder paligjshmerise, mbrojtjes se territorit dhe mjedisit te perbashket.
Mirkuptim per ata qe prisnin spektakel ne TV, por bashke me ekspertet, vleresuam se ishte me e rendesishme te garantonim integritetin e mjedisit perrotull godines, fakultetin ekonomik dhe banesat prane.
Rezultati eshte aty. Minus 1 godine e paligjshme!
Me shume ne vijim....


SAIMIR TAHIRI

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë