SHKODER - Ministri i Puneve te Brendshme Saimir Tahiri ka qene sot ne qytetin e Shkodres per nje takim me policine ne krah me ambasadorin e Bashkimit Europian Clive Rumbold. Gjate vizites ne zonen zgjedhore te deputetit socialist Tom Doshi, ministri ka insistuar per nje fuqizim te luftes kunder kultivimit te bimeve narkotike. Policia ka kërkuar më shumë bashkëpunim nga pushteti lokal për evidentimin e zonave të mbjella më lëndë narkotike

Tahiri është takuar me strukturat e policisë të këtij qyteti, ndërsa ka kërkuar më shumë punë në luftën ndaj drogës.   

"Vlerësoj rezultatet e policisë, e megjithëse sfidat janë të shumta. Domosdoshmëria për t’i shërbyer qytetarëve na motivon. Kemi arritur rezultate spektakolare ndaj kanabisit", por policia nuk duhet të jetë e vetme në luftën ndaj krimit", tha ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Pas polemikave te koheve te fundit gazetaret kane pyetur ministrin Tahiri mbi debatin me deputetin socialist Tom Doshi, qe ne kete zone te Shkodres ka zonen e tij elektorale. Ministri nuk komentoi polemiken duke u pergjigjur vetem se "kame per detyre luften kunder kriminalitetit te organizuar dhe korrupsionit".

saimir tahiri shkoder
 

Në fokus të këtij takimi ishte dhe diskutimi për masat e sezonit turistik.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)