TIRANE- Efektivët blu të të gjitha niveleve, të cilët rezultojnë të kenë pasuri të pajustifikuar do të jenë pjesë e proceseve hetimore. Testi i integritetit do të jetë kriteri matës për performancën e çdo efektivi në Policinë e Shtetit. Duke sqaruar ndryshimet e reja në projektligjin e ri të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. Ministri Sajmir Tahiri sqaroi se vetëm në muajt e parë të qeverisjes janë regjistruar mbi 150 kallëzime penale nga SHKB. Sipas tij për të shkëputur strukturat e policisë nga krimi është i nevojshëm pastrimi i strukturave nga personat e inkriminuar.
Në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve për projektligjin e SHKB-së, Tahiri theksoi se është koha kur qytetari të denoncojë dhe të kontrollojë në mënyrë të vazhdueshme strukturat policore për shkak se hetimi mes kolegëve nuk garanton transparencë. Problemi për deputetin demokrat Arben Ristani nuk janë ndryshimet në ligj, por delegimi i përgjegjësisë për përzgjedhjen e kreut të këtij institucioni.
“Kush më garanton mua që personi që do të zgjedh ministri i Brendshëm në krye të SHKB-së nuk do të jetë politik? Nuk duhet harruar që kjo strukturë ka në përgjegjësi të saj edhe hetimin e vetë ministrit”, u shpreh Ristani. Ndërkohë që Tahiri ka kujtuar se problemi i opozitës nuk lidhet me të drejtën që ministri ka për të përzgjedhur kryetarin e SHKB-së, por me faktin që ky institucion në të shkuarën është përdorur si kamzhik politik.
Ministri ka prezantuar edhe nismën për kontrollin e policisë nëpërmjet strukturës së re që do të quhet “Shërbimi i Ankesave dhe Çështjet e Brendshme”.
Ky ndryshim dhe rikonceptim i ligjit sipas ministrit Tahiri synon të vendosë një kontroll civil mbi policinë, ndryshe nga kontrolli vetiak që policët i bënin njëri-tjetrit në të shkuarën. Rezerva për ligjin shfaqi edhe deputeti tjetër demokrat Gent Strazimi i cili e ka quajtur propozimin e Tahirit një paçavure ndërsa vetë ministrin të paaftë.
“Shërbimi i ankesave që ky ministri i paaftë prezanton si një krijim personal, nuk ka asnjë ndryshim me linjën e gjelbër që ka ekzistuar gjatë qeverisjes tonë. Ky ligj i propozuar nga ministri Tahiri nuk është gjë tjetër veçse një paçavure që nuk vlen asnjë lek”, deklaroi Strazimi. Në fund vetëm me votat e mazhorancës ligji u votua në parim, ndërkohë që mbledhjen e rradhës do diskutohet nen për nen.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com