Tahiri policit që shpëtoi 9-vjeçaren:
Ti i bën nder Policisë!

Tahiri policit që shpëtoi 9-vjeçaren:<br />Ti i bën nder Policisë!
TIRANË - Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka falenderuar në Facebook policin Beldar Naçi, që shpëtoi nga rrëmbimi vajzën 9-vjeçare në Fier sot në mbrëmje, duke e quajtur atë "shembull që na ben krenar".

"Sapo pata kënaqesinë dhe nderin të telefonoja per te falenderuar personalisht Inspektorin e Rendit te Drejtorise se Policise se Qarkut Fier, Bledar Naci per kurajon dhe vendosmerine e treguar ne parandalimin e rrembimit te nje vajze te mitur ne qytetin e Fierit", nis komentin Tahiri.

"Nuk kam fjale te pershkruaj shqetesimin e te emes se vajzes se vogel. Komunikova personalisht dhe ndjeva friken e prindit, por edhe kerkesen per drejtesi ne cdo fjale te saj.
Fatmiresisht, nje tragjedi u parandalua fale Bledarit", shton ministri Tahiri.

"Faleminderit Bledar! Sot je shembull per te gjithe efektivat e Policise se Shtetit. Djem si ti i bejne nder Policise dhe na japin shpresen se ky vend mund te behet vertet vendi, ku mbizoteron paqja, forca e ligjit dhe drejtesia. Krenar per ty dhe djemte si ti ne Policine e Shtetit!", përfundon komenti i ministrit të Brendshëm.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Letërsia shqipe mbetet pa mbret

Letërsia shqipe mbetet pa mbret