Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka paralajmëruar se viti 2015 do të jetë vit i reformave të mëdha. Gjatë një takimi me raportuesin për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein, ministri Tahiri diskutoi rezultatet e arritura në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit gjatë viti 2014.
Në një status në rrjetin social Facebook, ministri Tahiri shkruan se gjatë 2015 do të rritet modernizimi i policisë, shërbimi ndaj qytetareve, lufta kundër korrupsionit brenda policisë, lufta kundër informalitetit, paligjshmerise, kriminalitetit dhe terrorizmit.
Por ministri i Brendshëm ka dhe një porosi për kundërshtarët politikë: “Boll me balte dhe sulme politike ndaj policise. Policia duhet lene rehat te bej detyren”.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com