Përmes postimeve në rrjetin social Facebook, Tahiri nënvizon punën e bërë nga policia e shtetit po për të njëjtën periudhë, ku sipas të dhënave të publikuara, është asgjësuar 337% më shumë bimë narkotike si dhe është kapur 44% më shumë marijuanë. Një tjetër indikator i rëndësishëm është edhe ulja e vjedhjeve me armë me 42.8% krahasuar me muajin gusht 2013.
“Gusht 2014 - Gusht 2013: 273.7 % më shumë persona të proceduar për korrupsion; 42.8 % më pak vjedhje me armë; 337 % më shumë bimë narkotike e asgjesuar; 44 % më shumë marijuanë e kapur.” shkruan Tahiri në Facebook.
Ministri thekson se ndër të tjera se 18.537 qytetarë kanë besuar Policinë e Shtetit duke telefonuar në numrin 129. Në këtë kuadër ai fton qytetarët që për çdo shqetësim të mos hezitojnë por të denoncojnë në polici.
“18.537 qytetare kane besuar Policine e Shtetit duke telefonuar ne numrin 129! Telefono dhe ti 129 per cdo shqetesim tendin ose te njerezve rrotull teje.” shkruan Tahiri
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)