Tahiri: Zbatimi i marrëveshjeve, pastaj dialogu

Tahiri: Zbatimi i marrëveshjeve, pastaj dialogu
Pa zbatimin e marrëveshjeve nuk do të ketë rifillim dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, pavarësisht paralajmërimeve të kryetarit serb Tomislav Nikoliç se Beogradi ka shprehur gatishmëri për kompromis. 

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë vënë në pah se para vjeshtës vështirë se do të ketë takime të reja mes Prishtinës dhe Beogradit. Mediat raportojnë ardhja e lehtësuesit të dialogut Kosovë-Serbi, Robert Cooper, në Prishtinë, pritet të përcjellë edhe kushtëzimin e palës kosovare se pa zbatimin e marrëveshjes nuk do të ketë dialog të ri me Beogradin. 
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, tani ka shprehur qëndrimin e Kosovës se nuk ka kurrfarë arsyeje të bisedohet më tutje me Serbinë pa u zbatuar shtatë marrëveshjet, të cilat mes tjerash kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë, menaxhimin e integruar të kufijve, njohjen e diplomave dhe kthimin e regjistrave kadastralë.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza