Tajfuni "Rammasun" goditi Filipinet mbrëmjen e së martës, duke shkaktuar një stuhi të madhe që vuri në rrezik jetën e njerëzve. Nga autoritet vendase raportohen të paktën 10 njerëz që kanë humbur jeten. Ndërkaq, janë evakuuar nga shtëpitë e tyre rreth 350 000 banorë nga të gjithë qytetet e vendit.
Stuhia kaloi përmes ishullit kryesor të Filipineve duke goditur qendra të shumta të popullsisë në të gjithë Luzonën jugore dhe qendrore. Meteorologët parashikuan një stuhi të kategorisë së dytë, por stuhia rezultoi të ishte e kategorisë së tretë, më ë madhe me një stuhi ere me shpejtësi 250 kilometra në orë.
Filipinet janë goditur nga një mesatare prej tetë apo nëntë stuhish në vit. Vitin e kaluar tajfuni “Haiyan” vrau më shumë se 1 800 persona dhe shkaktoi dëme të mëdha.
Redaksia Online
(F.I/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO