Tajlanda numëroi më shumë se 3 000 aksidente rrugore gjatë festave të Vitit të Ri, që shkaktuan vdekjen e të paktën 340 personave, bëjnë me dije burimet qeveritare.Këto të dhëna kanë një rritje krahasuar me vitin e kaluar, kur u regjistruan 2 733 aksidente dhe pati 302 të vdekur.