TAJLANDË - Një elefant që luan në piano, është vërtetë diçka e veçantë, por edhe transmeton shumë kënaqësi.
Në këtë video shohim pianistin Paul Barton, i cili që prej vitit 1996 performon për një publik të pazakontë, publik elefantësh. Muzika transmeton emocione dhe shpesh edhe vlerësohet nga këta elefantë. Sipas Barton, ndonjëri prej tyre ka edhe sensin e ritmit dhe kjo është vërtetë e rrallë, ai thotë se ata mund të kuptojnë emocionet dhe të ndjejnë dashurinë dhe dhimbjen ashtu si njerëzit.
Deri më tani elefantët vetëm kishin dëgjuar tingujt e pianos, por në performancën e fundit të pianistit Barton, pranë një vendi të shenjtë në Tajlandë, ka qenë edhe një elefant që e ka shoqëruar në piano. Feçka e një elefanti mund të bëjë shumë gjëra, mund të mbajë 8 litra ujë, mund të tërheqë 350 kg, por tashmë nga kjo video pasqyrohet se mund të luajë edhe në piano.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com