Tajlandë/ Një piton gjigant del nga ujërat pas përmbytjeve (VIDEO)

Një gjarpër i madh Piton është parë të dal nga ujërat në Tajlandë, e cila u përfshi nga përmbytjet.

Nuk është e qartë nëse kafsha ishte gjallë apo kishte ngordhur, por duke pasur parasysh madhësinë e saj dhe stomakun e fryrë, kafsha mund të ketë ngrënë më parë një qen ose ndonjë pulë.

Sipas La Repubblica, Emanuele Biggin, natyraliste dhe eksperte zvarranikësh tregoi se çfarë mund të kuptohet nga pamjet e publikuara nga pitoni.

"Është një piton me rrjetë. Duke folur për këtë kafshë të pranishme në Azinë Juglindore do të thosha një ekzemplar i madh. Ajo që mund të shihni në majë është barku i tij. Koka është nën ujë, barku është zgjeruar, por në vend që të fryhet nga uji, siç mund të ndodhë, duket se ka gëlltitur një kafshë tjetër pak para se të vdesë. Në disa momente ajo gjithashtu duket se lëviz përsëri', tha ajo.

Tajlanda u përfshi nga përmbytjet ditët e fundit, ku mijëra njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë dhe të paktën 33 persona kanë vdekur. Ndër provincat më të prekura janë Pattani, Narathiwat, Songkhla dhe Yala.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit