Tajvani: 13 avionë kinezë shkelën hapësirën ajrore të ishullit

Tajvani: 13 avionë kinezë shkelën hapësirën ajrore të ishullit

Foto ilustruese

Trembëdhjetë avionë të forcave ajrore kineze shkelën hapësirën ajrore të ngushticës së Tajvanit, tha më 13 gusht, ministria e Mbrojtjes e Tajvanit. Një ditë më herët, Tajvani bëri të ditur se dhjetë avionë kinezë kaluan përgjatë ngushticës së ishullit.

Forcat ajrore të Kinës kanë fluturuar në mënyrë të përsëritur përtej linjës ndarëse ajrore gjatë javës së kaluar si pjesë e stërvitjeve ushtarake të organizuara pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi në ishullin e pretenduar nga Kina, vizitë të cilën Pekini e kundërshtoi ashpër.

Kina ka thënë se Tajvani është pjesë e territorit të saj dhe se nuk do të tolerojë "veprimtaritë separatiste" në ishull, duke kërcënuar se do ta aneksoj me forcë nëse është e nevojshme.

Ministri i Jashtëm tajvanez, Joseph Wu, ka thënë më 9 gusht se Kina është duke shfrytëzuar stërvitjet ushtarake si “përgatitje për pushtim të Tajvanit”. Edhe Tajvani ka nisur stërvitjet e veta ushtarake të enjten.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë më 8 gusht se është i shqetësuar për veprimet e Kinës, por ka shtuar se “nuk besoj se ata do të bëjnë diçka më shumë sesa janë duke bërë”./REL

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat