'Taken by Albania', Florian Binaj tregon çfarë i ndodhi në vizitën e parë në Tropojë

'Taken by Albania', Florian Binaj tregon çfarë i ndodhi në vizitën e parë në Tropojë

Aktori Florian Binaj u bë pjes ë e nismës për të prezantuar vendet më të bukura të Shqipërisë. ‘Taken by Albania’  është një video që u bë virale, dhe synon promovimin e vendit.

I ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” aktori tregoi kënaqësinë që kishte marrë nga kjo eksperiencë dhe përfitoi nga rasti për t’u bërë thirrje të gjithë të rinjve që ta duan vendin e tyre çdo ditë.

Flori tha se gjatë xhirimeve kishte pasur mundësinë të vizitonte disa prej destinacioneve më të bukura të Shqipërisë, duke përfshirë edhe Valbonën, aty ku aktori nuk kishte qenë më parë.

Udhëtimi nuk kishte shkuar siç e kishin planifikuar, pasi moti i keq i kishte penguar të eksploronin disa pika të njohura të zonës, por të paktën kishin siguruar strehim dhe ushqim nga një familje që jetonte në një fshat afër.

“Me aq pak sa kishin i ndanë pa u menduar edhe rakinë, edhe bukën, edhe gatimet që kishin bërë, ishin me të vërtetë fantastikë”, tha ai.

 

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 28/02/2019 09:41

    Hipokrizi. Para 2 javesh deklaronte ne studiot e Report TV se largimi nga Shqiperia eshte nje opsion sepse s'po mund te rrise femijet sic duhet ne kete vend te kontaminuar nga politika e keqe, sot u ben thirrje te tjereve te mos largohen. Kujdes me mesazhet Flori, je person publik me shume ndjekes dhe çdo fjale qe nxjerr nga goja e le tek dikush nje shenje per mire apo per keq. Mitrush Kuteli shkruante "Të mos u shkasë zemra kundër Shqipërisë as kur do të vuajnë pa faj. Atdheu është atdhe, bile atëherë kur të vret. Këtu kanë lindur, këtu të rrojnë me mish e shpirt, qoftë edhe me dhembje. Fëmijët i porosit ta duan vendin dhe gjuhën tonë gjer në vuajtje."

    Përgjigju
    • Erikson: 28/02/2019 10:17

      Pirdh erik se lirohesh.Gjuha shqipe dhe cdo gje qe ka lidhje me shqiptaret ka pjerdhur shume kohe para mitrushit e lulushit goditjen e fundit ja dha 50 vjet bolshevizem tashme kush lind femije ne ate vend esht kriminel se esht sikur ti hedhesh ne varr persegjalli.Cili femije do donte fytyren e ilir metes e monika bolemadhit me kompani ne jeten e vet?Esht kollaj te jesh atdhetar neper shkronja por provoje ne kurrizin tend njehere e pastaj fol.Edhe mos haro erik qe atdhetar mund te jesh me shume se mitrushi edhe duke jetuar ne afrike mjafton te thuash jam shqiptar pa turp e ndrojtje kur te pyesin cfare je dhe e ke bere detyren.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë