/ATSH/ - Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka organizuar sot në qytetin e Vlorës një takim me 12 administratorët e Zonave të Mbrojtura të qarqeve të Shqipërisë, për vënien në efiçencë të këtyre Zonave sipas programit elektronik MMT. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kryetari i bashkisë Vlorë, Dritan Leli, Drejtori i AKZA Albania, Zamir Dedej, ambasadorja e PNUD-it në Tiranë, Benjelloun, specialiste të mjedisit dhe përfaqësues të grupeve të interesit.
Zamir Dedej, drejtor i AKZM, i pyetur nga gazetarët lidhur me një projekt për kërkim nafte në peisazhin e mbrojtur në Nartë, tha se "do bëhet ç'është e mundur nga vendimmarësit që të mos preket zona e mbrojtur dhe impakti në mjedis të jetë minimal. Për zonën e mbrojtur detare Karaburub-Sazan, do të investohen 40 milione dollare për mbrojtjen e faunës së egër dhe investime të tjera në infrastrukturë për afrimin e turistëve dhe ankorimin e anijeve në ZM detare. 20 milion leke do te investohen për ngritjen e qëndrës së informimit në Llogara dhe 20 milion leke per një tjetër qëndër informimi në skele", tha Dedej.
/Shqiptarja.com