Takim me përfaqësuesit e shoqatës "Tirana", Meta: Vlerësoj përkushtimin dhe punën tuaj

Takim me përfaqësuesit e shoqatës

Në foto Presidenti Meta me përfaqësuesit e shoqatës "Tirana"

Ilir Meta ka pritur sot në një takim disa personalitete të shquara të shoqatës “Tirana”, Mjeshtrin e Madh të Sportit, Shyqyri Rreli, Prof. Ismail Demneri, Prof. Rruzhdi Keçi dhe Arben Tafaj. Meta vlerësoi rolin e kësaj shoqate për kontributin e saj në ruajtjen dhe forcimin e identitetit kombëtar e në veçanti për promovimin e traditave qytetare, vlerave historike dhe pasurisë së spikatur etnokulturore të kësaj treve.

“Vlerësoj lart përkushtimin, pasionin dhe punën e shkëlqyer që shoqata ‘Tirana’ ka kryer për promovimin e vlerave të trashëgimisë historike e kulturore të kësaj treve. Këto përpjekje duhet të mbështeten më shumë në mënyrë që të forcojmë rrënjët tona dhe ndjenjat e atdhedashurisë. Të duam vendlindjen dhe të parët tanë, të ruajmë traditat dhe t’i pasurojmë ato, që të vazhdojmë të jemi krenarë për atë trashëgimi të vyer që na kanë lënë të parët, në mënyrë që fëmijët dhe të rinjtë të jenë krenarë në të ardhmen për përkatësinë e tyre si shqiptarë”, - theksoi Presidenti Meta.

Përfaqësuesit e shoqatës “Tirana”, pasi e njohën Kreun e Shtetit me aktivitetin e tyre kulturor e patriotik, e falënderuan për vëmendjen e treguar ndaj vlerave kombëtare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit takim urgjent me kabinetin qeveritar, Netanyahu: Do të lëndojmë këdo që na lëndon

Kryeministri izraelit takim urgjent me kabinetin qeveritar, Netanyahu: Do të lëndojmë këdo që na lëndon