/ATSH- N.Lena / - Në Prespë të Greqisë po mbahet konferenca me temë "Menaxhimi i ekosistemeve lagunore dhe konservimi i Pelikanit Kaçurrel". Ky takim ekspertësh ka nisur më datën 22 shtator dhe përfundon më datën 26. Nga ambientet e konferencës, Drejori i Administratës së Zonave të Mbrojtura te Qarku Fier dhe Parkut Kombëtar Divjakë- Karavasta, Ardian Koçi, beri te ditur per ATSH-ne se në këtë konferencë marrin pjesë përfaqesues nga zonat e mbrojtura të Greqisë, Malit të Zi dhe përfaqesues të institucioneve ndërkombëtare të specializuara në fushën e lagunave dhe pelikanit, si organizatat Noe Conservation, organizata Tour du Valat për studimet e ligatinave dhe shpendëve të egra, organizata mjedisore Euronatura si dhe specialistë të nivelit botëror për Pelikanin Kaçurrel si, prof. Alain Crivelli dhe prof.Giorgos Catsdorakis, prof. Theodoros Naziridis, nga parku i Kërkimit në Greqi, i cili është një nga parqet më të famshme në Greqi për sa i përket Pelikanit Kaçurrel.
"Pjesemarrësit ndoqën me interes rezultatet pozitive të arritura në parkun Divjakë-Kkaravasta të prezantuara nga Drejtori i këtij parku. Dy ishin çështet kryesore të trajtuara në këtë konferencë, numri në rritje i kolonisë së pelikanit në parkun e Dvjakës si dhe sigurimi i qetësisë së domosdoshme për të gjithë faunën e egër si rezultat i zbatimit të moratoriumit. Gjithashtu rritja e numrit të vizitoreve me interes për natyrën dhe pelikanin, u vleresua si një mënyrë e mirë për rritjen e të ardhurave. Një tjetër element qe u trajtua ishte gjendja e Lagunës së Karavastasë dhe konkretisht cilësisë së ujerave dhe të gjithë ekosistmet. Studimet e kryera nga organizata franceze në kuader të projektit Noe për pelikanin, tregojnë në mënyrë shkencore gjëndjen e lagunës si dhe masat e domosdsohme për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e saj", theksoi ai.
Parku Divjake- Karavasta u përzgjodh si organizator i takimit të rradhës që do të mbahet vitin e ardhëshëm me një pjesëmarrje të gjerë të organizatave dhe institucioneve mjedisore dhe financiare ndërkombëtare për mjedisin, beri te ditur nga Prespa zoti Koçi.
/Shqiptarja.com