Takimi Beograd-Prishtinë, Vuçiç:
Vështirë të arrihet në një përfundim

Takimi Beograd-Prishtinë, Vuçiç:<br />Vështirë të arrihet në një përfundim
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme që nuk priste ndryshime të mëdha mes marrëdhënieve të  Prishtinës dhe Beogradit pas takimit të sotëm në Bruksel.

“Është e rëndësishme të kërkojmë nga zyrtarët evropianë që të mos mbështesin sjelljen e armëve aty ku nuk e kanë vendin. Nuk mund një ditë të bisedoni, ndërsa nesër të dërgoni tanke”, ka deklaruar ai gjatë konferencës së përbashkët me kryesuesin e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Denis
Zvizdiç, në Beograd.

“Do të jetë e vështirë të arrihet një përfundim, por çdo  rezultat që përfshinë paqen dhe stabilitetin është i mirë” , ka përfunduar kryeministri serb.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)