Takimi Berisha-Badhi, Idrizi në ‘Kontrast’: S’mund të ulesha në një tryezë me Dulen dhe ata që zgjodhën Belerin në Himarë

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi i ftuar në Report Tv ka komentuar takimet mes deputetëve të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës, ku vetë Idrizi nuk ishte i pranishëm. Në emisionin ‘Kontrast’ me Denis Mingën dhe Lorenc Vangjelin, kreu i PDIU tha se nuk mund të ulej në një tryezë më Vangjel Dulen dhe ata persona që mbështeten Fredi Belerin dhe e kandiduan për garën në Himarë. Idrizi theksoi se përjashton nga ky grup Bardhin.

“Kam thënë që ky njeri nuk mund të jetë kandidat për asnjë parti shqiptare, sepse masakra e Peshkëpisë, djegia e simboleve kombëtare, artikulimi tij se shqiptarët vijnë nga Kaukazi. A mund të shkojë të ulet kryetari i PDIU në një tryezë, me një pjesë të opozitës e cila mbron dhe bën hero Fredi Belerin. Qoftë edhe me Dulen. Nuk e fus Bardhin këtu. Fus Dulen dhe ata që e kanë mbështetur. Nuk e kuptoj se si mund të ishte kryetari i PDIU në këtë takim”, tha Idrizi.

Nga ana tjetër, Idrizi vlerëson iniciativën e Bardhit për t’u ulur me opozitën në përpjekjet për bashkim.

“Nëse PDIU do ishte aty për mua, për opinion publik do ishte çudi. Në takim do ishte vërtetë bjerrë e identitetit të PDIU. Do ishte çudi. Ishte një mbledhje shumë pozitive, e kam quajtur pozitive edhe atë që po mundimet të bën Bardhi. Për herë të parë, jo për faj të PDIU, ne nuk marrim pjesë në sherret se kush është më i miri, ne i shtyjmë të gjejnë zgjidhjet. Ishte një takim i parë dhe shumë i mirë për t’u përshëndetur sepse mund ta rakordojmë pozicion tonë, ishte një tentativë e parë që uroj të vazhdojë dhe të strukturohet. Në atë tryezë, për shkak të arsyes që PDIU qëndron në politikë, sepse kauzat e saj nuk i përcjellin partitë e mardha, çështja çame dhe shumë çështje të tjera. Kam thënë që Beleri për shkak të ngarkesës, akuzohet se ka vrarë ushtarët shqiptarë në territorin shqiptar dhe që janë dëshmorë të atdheut. Ai arrestohet, gjendet me armë, burgoset në Greqi”, tha Idrizi.

Idrizi thotë se PDIU, përballë Greqisë që nuk njeh çështjen çame dhe nuk njeh Kosovën dhe përballë Fredi Belerit është gjithmonë me kryeministrin e Shqipërisë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:40
Shpëtim Idrizi në ‘Kontrast’: Në opozitë me kryeministrin, por përballë Belerit jam me Ramën

 

Shpëtim Idrizi ka komentuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv çështjen e Fredi Belerit, për të cilën janë tensionuar edhe marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë. Idrizi thotë se PDIU në këtë rast, përballë Greqisë që nuk njeh çështjen çame dhe nuk njeh Kosovën dhe përballë Fredi Belerit është gjithmonë me kryeministrin e Shqipërisë. Fakti që s’ka qenë në tryezën e takimit Berisha-Bardhi, Idrizi thotë se kjo nuk tregon se është bërë me Ramën, por se nuk mund të ulet në një tryezë me ata që mbështesin Fredi Belerin.

“Kjo nuk përkthehet se jemi bërë me Ramën, se s’ka kuptim. Ne jemi në opozitë, Rama s’ka nevojë për ne sa të ketë opozitën kështu. Jashtë kontekstit më është marrë një deklarim më ka pyetur gazetarja më thotë për rastin Belerin që është një çështje e drejtësisë, kemi një deklarim të DASH që thotë t’ia lëmë drejtësisë ndërsa Greqia kërkon ta politizojë. Më pyet gazetari për rastin e Belerit: Greqia është e unifikuar, duket sikur Rama është i vetëm, ju më kë jeni? Përgjigja ime ka qenë, përballë Greqisë që nuk njeh ligjin e luftës me Shqipërinë, që nuk njeh çështjen çame, që nuk njeh Kosovën, përballë Fredi Belerit që është ia akuzuar për dy dëshmorët e atdheut, që thotë se shqiptarët vijnë nga Kaukazi, jam gjithmonë me kryeministrin e Shqipërisë. Jo me emër”, tha Idrizi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • poli: 15/09/2023 04:34

    ke te drejte o idriz,,,,sali maskarai dhe basha e shiten shqiperine tek greku...

    Përgjigju
  • XXX: 15/09/2023 00:16

    Z.Idrizi ! Partia jote nuk duhet me qene ne opozite.Asnje gje nuk te lidh meBerishen.Ai eshte antishqiptar,qe kur vendos nje armik si Belerin per.kryetar Bashkie. Kush mund ta ndihmoje me mire se PS dhe Edi Rama,Partine tuaj,per ceshtjen Came.

    Përgjigju
    • Arben: 15/09/2023 09:05

      E vertete asgje nuk e lidh me Berishen pervec votave qe merr nga Berisha. Ato vota e cuan ne parlament ne 2013 dhe 2021. Ne 2017 kur doli me vete nuk fitoi per deputet as ky e as Mesila Doda.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar