Takimi i fundit, Xhafaj zbulon se çfarë i tha ambasadorit të SHBA, Donald Lu
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi sot një takim të fundit me ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu, i cili do të largohet nga Shqipëria, pasi i përfundoi mandati. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Xhafaj zbulon bisedën me ambasadorin
Takimi i Fatmir Xhafajt me Donald Lu
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi sot një takim të fundit me ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu, i cili do të largohet nga Shqipëria, pasi i përfundoi mandati. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Xhafaj zbulon bisedën me ambasadorin.
Sot përshëndeta një mik e bashkëpunëtor të përzemërt, timin e të vendit. I urova Ambasadorit Lu një vazhdim të mbarë në detyrën e re që e pret, si dhe i shpreha një falënderim të sinqertë për mbështetjen dhe praninë e palodhur në gjithë punët e mira që kemi bërë në këto vite.
Merita e veçantë e Donald Lu-së në promovimin e disa prej reformave më të rëndësishme të vendit mbetet e padiskutueshme. Mirënjohja ime i shkon veçanërisht vendosmërisë së tij për t’i ndenjur në krah Reformës në Drejtësi, si dhe Ministrisë së Brendshme e Policisë së Shtetit.
Po sot, i urova mirëseardhjen zvAmbasadores se re Leyla Moses-Ones, e cila shoqëronte Ambasadorin Lu. Një bisedë shumë e frytshme ku diskutuam çështje me interes te dyanshëm në fushën e zbatimit të ligjit dhe forcimin e mëtejshëm te bashkëpunimit mes agjensive ligjzbatuese tona.
Ambasadori amerikan Donald Lu gjatë takimit shprehu vlerësime për bashkëpunimin dhe rolin e posaçëm të ministrit Xhafaj, në kohën kur drejtonte Komisionin parlamentar për Reformën në Drejtësi, si dhe lidershipin politik të këtij të fundit, në kuadër të luftës që Shqipëria po bën kundër krimit të organizuar në tërësi dhe kultivimit të narkotikëve në veçanti. Donald Lu do të largohet nga Shqipëria pasi i përfundoi mandati, ndërsa në vendin e tij pritet që të vijë Kathleen Ann Kavalec.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4505
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komisioni 'Antikorrupsion', Xhafaj: Kemi gati draftin, konsolidim reformës në drejtësi
17 Dhjetor, 13:52
-
Berisha i sulmon të gjithë: Blinken grusht shteti ndaj opozitës me Dumanin, Soros monstër, Lu dhe Vlahutin ushtarë të tij! Unë me një apartament, kreu i SKAP ka tre
16 Dhjetor, 13:02
-
Antikorrupsioni/ Fatmir Xhafaj: Kur nisi fillimisht pati dyshime dhe spekulime, por provuam të kundërtën sikurse dhe me Reformën në Drejtësi!
11 Dhjetor, 16:46
-
U dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Salianji bën rekurs në Gjykatën e Lartë
4 Dhjetor, 16:31
-
Kuvendi i jep 350 mijë euro Xhafajt për Komisionin Antikorrupsion! Do të punësojë 91 ekspertë me pagesë deri në 8 mijë euro (EMRAT+ DOKUMENTI)
4 Dhjetor, 14:03
-
Kopshti i ri në Njësinë 10, Veliaj: Do buxhetojmë sërish për çerdhe dhe kopshte të reja! Revolucion edhe për ushqimin falas të nxënësve nëpër shkolla
25 Nëntor, 15:40
-
Fatmir Xhafaj: Siç vepruan me reformën në drejtësi thellojmë reformat për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit
18 Nëntor, 22:42
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Komisioni antikorrupsion/ Kreu i KQZ-së: Problem, financimi i partive! Ndryshuat Kodin por latë pa zgjidhur financimin
12 Nëntor, 18:19
-
Komisioni i posaçëm antikorrupsion, Xhafaj në Report Tv: Do ta ndërpresim para zgjedhjeve, të mos jetë pjesë e debatit elektoral! SPAK nuk na refuzoi, mbështes punën e tyre
8 Nëntor, 18:13
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
Komisioni Antikorrupsion miraton 3 vendime: Konsultime publike, ndryshon përbërja e grupit të ekspertëve të nivelit të lartë
29 Tetor, 12:53