TIRANË- Delegacioni i OSBE kryesuar nga presidenti George Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm Roberto Montella kanë përfunduar një vizitë zyrtare në Shqipëri, e cila është në përgatitje për të marrë përsipër Kryesinë e OSBE-së në vitin 2020.
Ky delegacion zhvilloi disa takime me eksponentët më të lartë të shtetit si, presidenti Ilir Meta, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci, kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të opozitës parlamentare dhe jashtë parlamentare.
Presidenti Tsereteli ka kërkuar nga institucionet realizimin e reformës zgjedhore dhe në drejtësi sa më shpejt të jetë e mundur, me përfshirjen e të gjitha palëve politike, çka sipas tij është e nevojshme për të rritur vesimin e publikut në institucione.
“Delegacioni i PA gjithashtu diskutoi me homologët shqiptarë sfidat e brendshme. Në veçanti, palët diskutuan gjendjen e reformave gjyqësore dhe zgjedhore dhe nevojën për të adresuar rekomandimet e OSBE / ODIHR përmes një procesi gjithëpërfshirës. Shihet një nevojë urgjente për të rritur besimin e publikut në institucione”, njofton zyra e shypit.