Takimi i Ramës në Milano, stërnipi Ismail Qemalit për Report Tv: Event që na ngre kokën, pavarësisht bindjeve politike! Emigrantët: Të bëhet vota diasporës

Bashkatdhetarët shqiptarë në Itali e kanë cilësuar si një event të rëndësishëm përbashkimi turin e kryeministrit Edi Rama në Milano. Pavarësisht ngjyrimeve politike, për emigrantët shqiptarë atje, ky takim është një mesazh shumë i rëndësishëm.

Edhe stërnipi i Ismail Qemalit, ishte pjesë e takimit të Ramës. Teksa e ka cilësuar ardhjen e Ramës si një event që u ngre kokën, Darling Vlora tha për gazetaren e Report Tv Danjela Maloku se e përgëzon Ramën në punën për të bërë Shqipërinë.

‘Ardhja e Ramës është një event. Ne na ngre kokën si shqiptarë që jemi këtu. Sot kur shohim gjithë këtë pjesëmarrje dhe u flet shqiptarëve nga vendi i jonë ndihemi pak si në Shqipëri. Besoj se emigrantët shqiptarë kanë shumë kërkesa. Kërkesa kryesore është votimi si një pjesë shume e madhe e shqiptarëve. Unë nuk di që Rama krahasohet me Ismail Qemalin, ka një ngjashmëri se ka lënë mjekër, por çdo kryeministër ka misionin e vet mendoj se Ismail Qemali është i pakrahasueshëm, por e përgëzoj dhe Ramën për atë që ka bërë për Shoqërinë.'- tha Darling Vlora.

Në intervistat e marra, emigrantët shqiptarë kërkuan që të realizohet edhe vota e diasporës.

‘Jam Ardian Xhakolli, lindur në Durrës si shumë të rinj të asaj kohe pjesëmarrës edhe në demonstratën e studentëve, u mor vendimi që ta linim vendin se na dukej i vogël për ëndrrat tona. Fati e solli të ngecnim në Itali, e donim Italinë megjithëse nuk na donte ne. Jam inxhinier në Milano. Mbajmë njëri tjetrin afër komiteti është shumë kompakt i ngjeshur. Kjo është një gjë e bukur. Përtej ngjyrave politike është një mesazh shumë i rëndësishme për ne emigrantët që jemi këtu. Ne kemi ardhur vetëm të pambrojtur shteti nuk ishte palë pasi ishte shtet i brishtë çdo gjë e kemi bërë vetë. Problemet kanë qenë më të mëdha se vet ne dhe secili ka përballuar me forcat e veta. Kërkesat mbeten po ato.’- u shpreh një qytetar.

Një emigrant tjetër u shpreh se ishte kënaqësi të shihte Ramën, dhe tha se po bën shumë për infrastrukturën e Shqipërisë.

‘Në Itali kam 26 vite gati, jetoj në Reggio Emilia, erdhëm ta shohim. Erdhëm të shohim vendin tonë në Milano. Kam një biznes që shes dritare alumini, nga Shqipëria në Itali. Jam në kontakt me Shqipërinë. Sot ishte një kënaqësi të shihja Edi Ramën. Atë që Edi Rama po bën me atë që po shohim që po bën për infrastrukturë, po investon shumë. Sinqerisht do të doja të bëhej vota e diasporës.’- tha një emigrant tjetër.

Për një emigrante tjetër, kryeministri Rama është i vetmi që ka rregulluar Shqipërinë.

‘Kam 33 vite në Itali. Është i vetmi Edi Rama që e ka rregulluar Shqipërinë që i ka bërë të gjitha qeveritë e tjera e kanë shkatërruar nga ndërrimi i komunizmit shkatërruan çdo gjë fabrikë të gjitha. Kërkesa është që të vazhdojë drejt në na ka në krah të vazhdojë drejt është i vetmi që ka rregulluar Shqipërinë.’- tha ajo.

Një tjetër u shpreh se Rama po i jep mundësi shumë të mira vendit.

Kam 26 vite që jetoj në Itali, punoj si kamionistë. Jam larguar pasi nuk kishte vende pune dhe infrastrukturë. Shqipëria është gjithmonë në zemrat tona nuk presim momentin që të themi jo. Rama jep disa mundësi të mira për të gjithë popullin dhe për ata që nuk e duan Ramën. Vota është e lirë çdo kush ka mendimin tij, jam këtu të mbështesim Edi Ramën dhe gjithë shqiptarët ku janë.’- tha një emigrant.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lulii: 27/05/2024 10:57

    Ditet e sotme shqiptaret ne itali e greqi nuk quhen me diaspore, sepaku duhet te kalohet kontinenti

    Përgjigju
  • XXX: 27/05/2024 02:23

    Po te doni të votoni, ath ecni e jetoni ne shqiperi. Nese nuk jetoni ktu ath sdo votoni as mot as per 100 vjet, sepse vota juaj nuk vlen asgje.

    Përgjigju
  • Iris: 27/05/2024 02:22

    Dhe pergjigjen per voten e emigranteve qe kerkoni, e morret para takimit ne nje menyre shume interesante!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)