Takimi i Vëngut me Kurtin/ Kryeministri i Kosovës: Folëm për raportet vëllazërore! Po punojmë për rritjen e bashkëpunimit mes ministrive të mbrojtjes

Takimi i Vëngut me Kurtin/ Kryeministri i Kosovës: Folëm për raportet vëllazërore! Po punojmë për rritjen e bashkëpunimit mes ministrive të mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

1725029377_vengualbinkurti.JPG

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

PRISHTINË - Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu ishte sot në një vizitë zyrtare në Kosovë ku u takua dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Përmes një postimi në facebook kryeministri i Kosovës shkruan se me Vëngun u fol për raportet e veçanta vëllazërore dhe forcimin e urave të bashkëpunimit.

'Me Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, folëm për raportet tona të veçanta e vëllazërore e forcimin e urave të bashkëpunimit.

Duke qenë kryesuese e Kartës së Adriatikut (A-5), mbështetja e Shqipërisë është tejet e rëndësishme, patur parasysh aspiratat tona për anëtarësim, për çka e shohim si një shans të mirë që të bëjmë progres drejt këtij objektivi e të integrohemi në këtë mekanizëm ndërkombëtar.

Po punojmë edhe në rritjen e bashkëpunimit mes ministrive tona të mbrojtjes. Nga marrëveshjet e arritura; për lehtësimin e procedurave të kalimit tranzit të mallrave ushtarake për qëllime dhe nevoja të dyanshme dhe marrëveshja mbi fushën e mjekësisë ushtarake; deri te rëndësia e aspektit të trajnimeve, ushtrimeve të përbashkëta, bashkëzbarkimit në misione paqeruajtëse dhe operacione ndërkombëtare si pjesë e një kontingjenti si dhe investimet e përbashkëta në industrinë e mbrojtjes.

Falënderimi për mbështetjen e Shqipërisë është i përhershëm, teksa vijojmë t'i forcojmë lidhjet mes nesh.', shkruan Kurti në Facebook.

 


Lajmi kryesor:

Ministri i Mbrojtjes takim 'kokë më kokë' me Albin Kurtin në Kosovë: Vendosëm theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ 68-vjeçari shqiptar humb ekuilibrin dhe rrëzohet gjatë punës, ndërron jetë në vend

Greqi/ 68-vjeçari shqiptar humb ekuilibrin dhe rrëzohet gjatë punës, ndërron jetë në vend