Takimi informal i Ministrave të Çështjeve Europiane/ Gjermania apel BE: Nisni negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut!

Takimi informal i Ministrave të Çështjeve Europiane/ Gjermania apel BE: Nisni negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut!

Ditët e sotme po mbahet takimi i ministrave të çështjeve evropiane, ku edhe kësaj here pritet të mos ketë një vendim për Konferencën Ndërqeveritare dhe kuadrin negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për Maqedoninë e Veriut problem ngelet sërish Bullgaria dhe javët e fundit nuk ka sinjale për arritjen e një marrëveshje mes tyre. 

Ministri gjerman, Michael Roth do të informojë sot ministrat lidhur me procesin e negociatave për anëtarësimin në BE, të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, megjithëse praprakisht e ka shprehur mbështetjen për integrimin e të dyja vendeve. 

"Sot do t'i informojë koleget dhe kolegët e mi për procesin e zgjerimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dyja vendet janë fqinjët tonë të drejtpërdrejtë. Është në interesin e BE-së që të fillojmë negociatat me këto dy vende," tha Roth. 

Menjëherë pas tij ka reaguar edhe komisioneri Evropian për zgjerimin Olivier Varhelyi, i cili me anë të një postimi në Tëitter ka theksuar se puna për miratimin e kornizave negociuese për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të vazhdon.

“Puna duhet të vazhdojë dhe është e rëndësishme që të bihet dakord për kornizat negociuese me Shqipërinë  dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të mbahen sa më parë Konferencat e Para Ndërqeveritare,” tha Varhelyi.

 Ai vazhdoi fjalën e tij duke thënë se të gjithë duhet të vazhdojnë përpjekjet për të zgjidhur çështjet e hapura. Varhelyi garantoi të gjitha palët se është në mbështetje të gjetjes së një zgjidhje.

Bullgaria insiston që të përfshijë në kuadrin negociues me Maqedoninë e Veriut një udhërrëfyes për zgjidhjen e çështjes historike dhe të gjuhës gjatë negociatave të anëtarësimit, gjë që nuk është e pranueshme për vendin fqinjë.  Nëse do ketë ndryshim të qëndrimeve të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, vendimi për kuadrin negociues me të dyja vendet mund të merret përmes procedurës me shkrim.

Ndërsa sa i përket Shqipërisë, shtetet anëtare janë të vendosur që konferenca e parë Ndërqeveritare të mbahet vetëm në kohën kur të arrihet plotësimi i kushteve, funksionimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë dhe ndryshimin e ligjit për mediat, sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:30
Varhelyi: Puna duhet të vazhdojë, është e rëndësishme të bihet dakord për kornizat negociuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Komisioneri Evropian për zgjerimin Olivier Varhelyi, me anë të një postimi në Twitter ka theksuar se puna për miratimin e kornizave negociuese për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të vazhdon.

“Puna duhet të vazhdojë dhe është e rëndësishme që të bihet dakord për kornizat negociuese me Shqipërinë  dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të mbahen sa më parë Konferencat e Para Ndërqeveritare,” tha Varhelyi.

 Ai vazhdoi fjalën e tij duke thënë se të gjithë duhet të vazhdojnë përpjekjet për të zgjidhur çështjet e hapura. Varhelyi garantoi të gjitha palët se është në mbështetje të gjetjes së një zgjidhje.

Ditën e sotme po mbahet një video konferencë e Ministrave të Çështjeve evropiane, ku do të diskutohet edhe për kornizën e negociatave dhe Konferencën e parë Ndërqeveritare.

Ora 14:43
Anëtarësimi në BE i Shqipërisë dhe RMV, Gjermania informon për procesin negociues 

Ministri gjerman për çështjet Evropiane, Michael Roth në nisje të takimit virtual me ministrat e çështjeve evropiane e vuri theksin tek sundimi i ligjit dhe reformat që do të ndjekin ato, si një prioritet i presidencës gjermane.

Ministri gjerman, Michael Roth do të informojë sot ministrat lidhur me procesin e negociatave për anëtarësimin në BE, të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i presidencës gjermane, e cila përfundon në 31 Dhjetor është që kuadri negociues të miratohet në kohë, në mënyrë që të dyja vendet të zhvillojnë konferencën e parë ndërqeveritare në vitin 2020.

Sa i përket krizës së shkaktuar nga COVID-19 Roth theksoi se ekonomia dhe situata e krijuar  nga ajo janë në krye të agjendës së bisedimeve. Roth kërkoi që shtetet e unionit të bashkëveprojnë në mënyrë që fondet të shpërndahen për të gjitha vendet, në veçanti pasi Polonia dhe Hungaria një ditë më parë bllokuan paketën e rimëkëmbjes së BE pas kritikave për sundimin e ligjit.

Ora 13:11
Gjermania dekoron Zoran Zaev, Roth bën thirrje për hapje të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Në prag të takimit të ministrave të Çështjeve Evropiane, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i jep çmim kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe bën thirrje për të çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjermania nuk ka reshtur së inkurajuari kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në 16.11.2020, Fondacioni i Friedricht Ebert, i akordoi kryeministrit Zoran Zaev, çmimin për të drejtat e njeriut.

Në fjalën e tij Heiko Maas, iu drejtua me superlativa Zaev "Ju forcuat sundimin e ligjit, luftuat për gjykata të pavarura dhe kundër korrupsionit. Ju ndihmuat demokracinë në vendin tuaj të bëhej dinjitoz. Ky ishte hapi i parë në rrugën drejt Evropës. Një republikë të Maqedonisë së Veriut në të cilën të gjithë ndihen si në shtëpinë e tyre dhe të respektuar - pavarësisht nga përkatësia etnike, gjinia ose orientimi fetar," theksoi Maas.

Mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është kthyer në një nga sprovat e kryesisë gjermane të BE-së. Në deklaratë për media, ministri i shtetit për Evropën, Michael Roth, të martën në Berlin u bëri thirrje kolegëve të vet që të miratojnë çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

"Sot do t'i informojë koleget dhe kolegët e mi për procesin e zgjerimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dyja vendet janë fqinjët tonë të drejtpërdrejtë. Është në interesin e BE-së që të fillojmë negociatat me këto dy vende. Shpresoj që të gjithë koleget dhe kolegët nga të gjitha vendet anëtare të ndërgjegjësohen për këtë interes të përbashkët dhe të jenë të gatshëm të bëjnë përparime pragmatike dhe solidare në kuptimin më të mirë të fjalës. Procesi i anëtarësimit nuk duhet të bëhet peng i kërkesave të anëtarëve të veçantë.”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tobestrafkulla: 17/11/2020 10:19

    D.m.th ngrohuni ne diell dhe per disa vite. Mir thonte Konica ska me kurv se Europa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja