Takimi Jahjaga - Nikoliç, para
atij mes Thaçit e Daçiç

Takimi Jahjaga - Nikoliç, para <br />atij mes Thaçit e Daçiç
PRISHTINE- Takimi i Presidentëve të Serbisë dhe Kosovës mund të zhvillohet para takimit të dy kryeministrave, i cili është planifikuar në gjysmën e dytë të muajit shkurt.

Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së Maja Kocijançiç ka thënë për një të përditshme të Beogradit se ende nuk është saktësuar vendi dhe koha e takimit. “Ky takim është i rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve. Dëshirojmë që ky takim të ndodhë”, ka thënë Kocijançiç. Por ajo nuk ka mundur të konfirmojë as paralajmërimet se takimi mund të mbahet më 6 shkurt në Bruksel. Por gazeta “V. Novosti” citon burimet në Bruksel, të cilët thonë se se kjo nuk është larg realitetit.

Sipas gazetës në fjalë, takimi i Nikoliçit dhe Jahjagës është një nga kushtet jozyrtare që Serbia të marrë datën e negociatave për BE. Por si tema kryesore të bisedimeve, rreth të cilave mund të dakordohen të tria palët, janë çështja e institucioneve paralele në veri të Kosovës, pakënaqësia e Serbisë për shkak të gjoja përpjekjeve të Prishtinës që në terren të shkilen marrëveshjet e arritura, oficerët për lidhje (zyrat e ndërlidhjes) etj.
Sipas burimeve nga kreu i BE-së për takimin e parë të Nikoliçit dhe Jahjagës në lojë ishin disa vende, si Sllovakia dhe Turqia, por në fund magjithtë është marrë vendimi që ai të mbahet në selinë e BE–së në Bruksel.

Edhe pse Prishtina pohon se historia për statusin e Kosovës është mbyllur dhe se çdo gjë ka të bëjë me dialogun teknik, sipas politikanëve serbë, ky takim është i rëndësishëm sepse do të tregojë, se asgjë nuk ka marrë fund dhe se tërë problemi pret që politikisht të rruballakësohet, thotë Millovan Dreçun, shef i Këshillit parlamentar për Kosovën.

“Në Bruskel me siguri nuk do të bisedohet për prefiksin e telefonisë për Kosoën, por për çështje të ndieshme politike. Përshëndetja dorë për dorë e Nikoliçit dhe e Jahjagës nuk është kurrfarë njohje e pavarësisë”, thotë Dreçun.

(Redaksia online)
(qik/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

'Anonimët në qeveri, sy shkelje ndaj teatër-opozitës', Basha: Rama u tha socialistëve, s'ka rëndësi kush ikën e vjen, këtu jam unë dhe Berisha

'Anonimët në qeveri, sy shkelje ndaj teatër-opozitës', Basha: Rama u tha socialistëve, s'ka rëndësi kush ikën e vjen, këtu jam unë dhe Berisha