Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reguar pas takimit të Kurtit me Vuçiç në Bruksel i cili është realizuar me ndërmjetësimin e BE. Nëpërmjet një postimi në 'Facebook' Haradinaj shkruan se ky ishte një tjetër takim koti mes Kosovës e Serbisë duke sulmuar kështu Bashkimin Europian.
Sipas Haradinajt, pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dialogu mes dy vendeve vdes. Ndër të tjera ish-kryeministri shkruan se nëse SHBA do të përfshirë, dialogu do të ishte në prag të marrëveshjes përfundimtare.
"Edhe një takim koti i dialogut Kosovë-Serbi. Secila palë ka veç një interes, që me retorika populiste ta mashtrojë popullin e vet në prag të zgjedhjeve! Kryeministri i Kosovës ka vendosur që të mos bëjë asgjë në këtë proces. Ai nuk po don me e kuptu se pa përfshirjen e SHBA, dialogu është i vdekur. Ai nuk po don me e kuptu se me Borelin e Lajçakun është në qorrsokak. Sa më larg të shtyhet përfshirja e një emisari amerikan në dialog, dëmi do të jetë më i madh, edhe për Kosovën edhe për Kryeministrin! Po të ishte Amerika në dialog, tashmë do të ishim në prag të marrëveshjes përfundimtare! A ka njeri që mund t’ia shpjegojë këtë Albin Kurtit", shkruan Haradinaj.
Lajmi kryesor:
'Dialogu' vazhdon pa dialog në Bruksel, Albin Kurti: Serbët refuzuan Deklaratën e Paqes pa e lexuar, kanë bërë gjenocid! Vuçiç: Ai është kthyer në shekullin e XIX
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
23.7%
-
Keq
62.7%
-
Nuk e di
13.7%
Vota total: 3169
Lajme të tjera
-
Osmani: Serbia po e shkel marrëveshjen për të zhdukurit duke mos i hapur arkivat
27 Prill, 12:01
-
‘NATO e ka gjithmonë një sy mbi Ballkanin’/ Ekspertja: Ja kur do të anëtarësohet Kosova në aleancë
26 Prill, 21:24
-
Jakin Marena: ‘Mistreci’ i vogël Albin, ‘vëllai’ i madh Rama dhe shqiptarët në RMV
26 Prill, 19:11
-
7 orë diskutime të tensionuara Kosovë-Serbi në Bruksel! Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit! Bislimi: Përafron palët
26 Prill, 10:49
-
Mero Baze: Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoni për tu faktorizuar Albini
25 Prill, 21:03
-
Rritet presioni ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit
25 Prill, 15:58
-
A ka ndryshuar qëndrimi i Francës karshi Kosovës ndër vite?
25 Prill, 13:55
-
Kosovë/ Përplasi për vdekje me makinë 44-vjeçarin, i riu nga Elbasani dyshohet se e bëri për hakmarrje! Arrestohet për vrasje
25 Prill, 13:19
-
Heqja e dinarit serb, nis në Bruksel takimi trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë
25 Prill, 12:43
-
Kampionati Evropian/ Boksieri Alban Beqiri ndalet në çerekfinale, Shqipëria mbetet pa medalje në Serbi
25 Prill, 10:31
-
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit i kërkon Kosovës “përparim urgjent” për themelimin e Asociacionit
24 Prill, 20:50
-
‘Veçantizmi’, gropa në të cilën po zhytet Serbia
24 Prill, 09:56