Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një galeri fotosh nga takimi i ngrohtë që ai pati të enjten me homologen italiane Giorgia Meloni në “Palazzo Chigi”, në kuadër të vizitës zyrtare në Itali.
Në pamjet e publikuara shfaqet pritja dinjitoze që Meloni i rezervoi kryeministrit shqiptar, ceremonia e takimit, momentet mes dy liderëve dhe prezantimi i delegacionit që shoqëron kreun e qeverisë në këtë vizitë.
Në foto duket qartë edhe përzemërsia e Meloni teksa takon anëtarët e delegacionit shqiptar, ku bënin pjesë edhe Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo.
Lajmi kryesor:
Vizita në Itali/ Rama takim ‘kokë më kokë’ me Melonin: Asnjë qeveri italiane s’ka bërë kaq shumë për Shqipërinë! Mbrojtja dhe emigracioni në fokus të diskutimeve (VIDEO)







