Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, u takua në Doha me kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al-Thani, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në vend.
Biseda u fokusua te marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Katarit dhe te mënyrat konkrete për t’i çuar më tej ato. Në tryezën e bisedimeve u hodhën ide për bashkëpunim ekonomik, investime dhe projekte të reja që lidhen me inovacionin dhe teknologjinë.
Të dyja palët u ndalën te nevoja për ta kthyer interesin e ndërsjellë në iniciativa konkrete, me synimin për zhvillim afatgjatë dhe përfitime për të dy vendet.
Njoftimi i plotë për shtyp
"Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e cilazhvilloi një vizitë zyrtare në Katar, u takua me Kryeministrin dhe Ministër i Punëve të Jashtme, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al-Thani. Gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe mundësitë për t’i thelluar dhe forcuar më tej. U vlerësuan iniciativat e përbashkëta dhe u shqyrtuan mundësitë për projekte të reja në fushat e ekonomisë, inovacionit dhe teknologjisë. U trajtuan disa çështje me interes të përbashkët, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik, investimet dhe nxitjen e inovacionit si prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të të dy vendeve. Ky takim nënvizon përkushtimin e të dy palëve për të forcuar partneritetin dhe dialogun strategjik midis Katarit dhe Shqipërisë"
Komente









