Takimi Rama-Basha:Rikthim tek
paketa McAlliste

Burime nga takimi mes Ramës dhe Bashës në Presidencë kanë thënë se, megjithëse mbetet për t’u konfirmuar ende, që Kryeministri Rama është i gatshëm të ofrojë sërish paketën McAllister.

Ajo që quhet si “paketa McAllister”është një dokument rreth një faqe e gjysmë format, e hartuar nga misioni i OSBE-së, SHBA dhe BE i cili iu paraqit palëve gjatë negociatave të ndërmjetësuara mes Ramës dhe Bashës nga përfaqësuesi i PPE-së.

Paketa përmban 5 çështje kryesore që lidhen me standartet e zgjedhjeve.

Një nga pikat është edhe  ndryshimi i KQZ-së. Ata rekomandojnë që kreu i këtij institucioni t’i jepet opozitës.Pika tjetër ka të bëjë me shitblerjen e votës, që çon në ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe Kodit Penal.

Një pikë tjetër e rëndësishme ka të bëjë me ndryshimin e policisë. Kjo është një pikë delikate e propozuar nga misionet ndërkombëtare si bazë për dialog. Lëvizje të caktuara në polici mund të bëhen për të rifituar besimin e opozitës se policia nuk do të ndërhyjë në proçesin zgjedhor dhe do të ketë fokus në luftën kundër trafikut të drogës.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)