Gjithë gama e marrëdhënieve greko-turke u shqyrtua në takimin e kryeministrit grek, Antonis Samaras me homologun e tij turk, Ahmet Davutoglu, në pallatin Maksimu, në prani të ministrave të jashtëm të të dy vendeve.

Një burim nga ministria e jashtme tha se “theks i veçantë iu dha problemit qipriot që përbën edhe çelësin për marrëdhëniet greko-turke, ndërsa  u konfirmuan pikat e konvergimit që kishin shtjelluar ministrat e jashtlm të të dy vendeve gjatë vizitës disa ditë më parë të ministrit të jashtëm grek, Venizelos, në Ankara”.

Sipas të njëjtit burim, u diskutua edhe delimitimi i zonave detare në Egje dhe në Mesdheun Lindor.

Nga selia kryeministrore vlerësohet pozitivisht takimi Samaras-Davutoglu, ndërsa shprehet një optimizëm i përmbajtur për një konvergim të mëtejshëm të të dy vendeve.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)