Takoi krerët e PSG-së dhe Macronin, Mbappe mohon marrëveshjen me Real Madridin! Presidenti francez 'thumba' sulmuesit
Kylian Mbappe, Macron dhe Tamim bin Hamad Al-Thani
Ylli i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe thuhet të ketë mohuar se ka nënshkruar një marrëveshje me Real Madridin, mes spekulimeve intensive se ai do të transferohet në kryeqytetin spanjoll nga vera që vjen.
Dje, mbrëmja ishte speciale për sulmuesin francez që mori pjesë në Elysee me rastin e vizitës së Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, në pritjen nga presidenti i Francës, Macron.
Kampioni i PSG-së ishte pjesë e një liste prej 120 të ftuarish, të përbërë nga figura të shquara me lidhje me botën arabe. Gjatë ngjarjes, ka pasur një episod që nuk ka kaluar pa u vënë re dhe që i referohet thashethemeve të fundit të transferimeve që e shohin Mbappe te Real Madridi sezonin e ardhshëm.
Çfarë i tha Macron-Mbappesë?
Kur u përshëndet, Mbappe shtrëngoi dorën me Al-Thanin, me këtë të fundit duke i pëshpëritur diçka në vesh. Në atë moment Macron u afrua dhe nënvizoi duke buzëqeshur: “Do të na krijoni më shumë telashe”. Fjalia padyshim u dëgjua edhe nga emiri.
Precedenti mes Macron dhe Mbappe
Ka një precedent mes Macron dhe Mbappe, që lidhet gjithmonë me të ardhmen e futbollistit. Në një intervistë me Times në vitin 2022, ylli i Paris Saint Germain zbuloi një bisedë që kishte me Presidentin e Republikës së Francës: "Macron më tha: 'Unë dua që të qëndrosh. Nuk dua që të largohesh tani. Janë momente shumë të rëndësishme për futbollin francez dhe në përgjithësi për të gjithë vendin". Dhe kështu mbeta te PSG. Sigurisht, kur presidenti ju flet me këto terma, ai mund t'ju mbushë vetëm me krenari", deklaronte në 2022 ylli i sulmit.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.2%
-
Jo
29.6%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 1156
Lajme të tjera
-
Edin Terzic me 'këmbë në tokë': Dortmundi duhet të përmirësohet, pavarësisht fitores kundër PSG-së
2 Maj, 10:18
-
Luis Enrique s'dorëzohet: PSG shkon në finale, në Paris do kemi 50 mijë tifozë me vete
2 Maj, 10:07
-
Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë
1 Maj, 22:57
-
Sot Dortmund - PSG në Champions League, Terzic i trembet francezëve: Ata janë favoritët për trofeun
1 Maj, 13:45
-
Zyrtare/ PSG kampione e Ligue I për herë të 12-të në histori
28 Prill, 21:36
-
Eliminimi nga Champions League sjell pasoja të rënda ekonomike për Barcelonën
20 Prill, 14:35
-
Triumfi me Barcelonën, Al-Khelaifi: Magjike, t'i shkojmë Championsit deri në fund
17 Prill, 16:48
-
GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin
16 Prill, 23:00
-
Shakaja 'pa kripë' në dëm të yllit të Barçës, TV spanjoll largon ish-ndihmësin e Diego Simeones
11 Prill, 19:13
-
GOLAT/ 'Krisma' në Paris, Barcelona mposht 2-3 PSG-në në çerekfinalet e Champions League! Atletico fiton 2-1 ndaj Dortmundit
10 Prill, 22:55
-
Natë 'e zjarrtë' në Paris, fansat e PSG-së lënë pa gjumë lojtarët e Barcelonës (VIDEO)
10 Prill, 18:18
-
Championsi 'varkë shpëtimi', Xavi: Duhet të ëndërrojmë
9 Prill, 22:38