TIRANE- Miratimi i taksave dhe tarifave të reja vendore ka qenë një tjetër pikë e cila ngjallur debat mes këshilltarëve të majtë dhe atyre të djathtë në mbledhjen e djeshme. Ka qenë pikërisht vendimi për sistemimin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës i cili vjen pas miratimit të paketës fiskale nga parlamenti dhe qeveria. “Bashkia e Tiranës pavarësisht se është kundër politikës së rritjes së taksave dhe këtë e ka dëshmuar gjatë kësaj kohe është e detyruar ligjërisht të pasqyrojë vendimin e parlamentit që parashikon rritje të nivelit të taksës për ndërtesa me qëllime biznesi si dhe shtimi i një nënkategorie të taksës së ndërtesave për banesa të dyta” ka pohuar Bozdo.
Nga ana tjetër këshilltarët e majtë kanë kërkuar që ky vendim të kalojë dhe të marrë votat por vetëm duke kërkuar një ndryshim që për një kategori banesash kjo taksë të ulet me 30 për qind. Sipas pr/vendimit parashikohej që taksa për këto kategori ndërtesash të shkonte nga 100 deri në 400 lekë për metër katror në vit, ndërkohë që u propozua që ky çmim të ulet me 30% dhe kjo në varësi të funksionit të saj. Sa i përket taksave nënkryetari i bashkisë është shprehur se që në fillim të këtij viti bashkia e Tiranës nuk mbledh më taksa.
Pavarësisht debateve edhe ky projektvendim mori të gjitha votat e anëtarëve ashtu sikurse edhe projektvendimi për taksitë. Ky i fundit parashikonte shtyrjen me dy vjet të licencave për ato mjete të cilat nuk plotësojnë afatet e vit-prodhimit të tyre, dhe që drejtuesit janë në prag të daljes në pension për këtë periudhë kohore.
Shkrimi u publikua sot (27.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com