Taksa e çementos, Kusari Lila
paralajmëron tërheqjen

Taksa e çementos, Kusari Lila <br />paralajmëron tërheqjen
PRISHTINE- Vlerësimi i BE-së se Kosova ka shkelur Marrëveshjen e CEFTA-s me vendimin për vënien e taksës prej 35% për importuesit e çimentos ka sjell edhe reagimin e ministren kosovare Mimoza Kusari-Lila.

Duke u përpjekur që ta mbrojë vendimin e saj, Kusari-Lila, ka thënë se nuk është shkelur Marrëveshja e CEFTA-s dhe vendimi është i përkohshëm. Ajo thotë se vendimi mund edhe të tërhiqet nëse gjatë hetimit vërtetohet se është shkelur Ligji për konkurrencën. Në kundërshtim të këtij vendimi kanë dalë edhe deputetët e partisë së Mimoza Kusarit-Lilës dhe deputetët e koalicionit qeverisës, PDK dhe AKR.

Nderkohe nje ditë me pare Bashkimi Europian doli kundër Kosovës në lidhje me vendosjen e tarifës prej 35 % në importin e çimentos. Sipas zyrës së BE-së në Prishtinë vendosja e kësaj tarife është në kundërshtim me Marrëveshjen për Tregti të Lirë, nënshkruese e së cilës është edhe Kosova. Reagimi në fjalë i referohet vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e tarifës prej 35 për qind te importit të çimentos nga Shqipëria në emër të mbrojtjes së prodhimit vendor, Ishte Kjo deklarata e Suzana Bytyçit, zyrtare për informim në Zyrën e BE-së në Kosovë dhënë për mediat Kosovare.

Çmimi i referencës u ndërmorr nga Ministria e Tregtisë e Kosovës si kundërpërgjigje ndaj vendimit të qeverisë shqiptare për çmimet shumë te larta, reference të patateve dhe mallrave të tjera të prodhurara në Kosovë. Vendimi ngjalli reagimin kunder te biznesit ne Shqiperi.
(sg/jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza