Brenda pak ditësh Këshilli Bashkiak I Tiranës do të kalojë për miratim disa vendime të rëndësishme dhe një ndër to është ai I aplikimit të taksës së re mbi çdo shtëpi apo ndërtesë që disponojnë qytetarët e kryeqytetit.
“Shqiptarja.com” disponon projketvendimin që do të kalojë për miratim në Këshillin Bashkiak. Ky projekvendim është hartuar në bazë të vendimit të para disa muajve të Këshillim të Ministrave për vendosjen e kësaj takse të re mbi çdo ndërtesë.
PDF/ Taksa e ndërtesave për çdo zonë të Tiranës
Taksa mbi ndërtesën është vjetore dhe varet madhësia e saj varet shumë nga vlera monetare që ka shtëpia. Pra më shumë do të paguajnë banorët e qendrës së Tiranës dhe më pak ata të periferisë dhe akoma më pa kata të fshatrave që përfshihen në Bashkinë e Tiranës. Pra madhësia e taksës varet shumë nga çmimi referencë që ka çdo zonë e Tiranës, atë që botohet sot e plotë nga “Shqiptarja.com” sipas projektvendimit të Këshillit Bashkiak.
Si llogaritet taksa
Sipas projektvendimit të Bashkisë Tiranë vlera e taksës për çdo shtëpi del çmimi I saj, që llogaritet nga tabela referuese e qeverisë për vlerën e një merti katror, duke u shumëzuar me koeficentin e miratuar në VKM-në e qeverisë për këtë taksë, që janë; 0,05% për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytezohet per banim; 0,2% për ndertesën/njësi në pronësore që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike; 30% e shkallës së taksës përkatëse për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundoje ate sipas afatit të percaktuar në aktin e miratimit të kerkeses për leje ndërtimi.
SHEMBULLI
Nëse një shtëpi në një zonë të Tiranës që është 100 metra katrorë ka vlerë referuese të çmimit nga tabela është 97.700,00 kjo shumëzohet me koeficentin që ka shtëpia e banimit 0.05 atëherë vlera vjetore e taksës del 4885 lekë. Dhe kështu me radhë për çdo vlerë që a zona që një qytetar banon mund të bëjë vetë llogarinë se sa do I përkasë të paguajë në vit për taksën e re të shtëpisë.
TAKSA MBI NDERTESEN
-Baza e llogaritjes së taksës mbi ndërtesat është vlera e ndërtesës/njësise pronësore, që llogaritet në përputhje me një nga metodat e parashikuara në metodologjinë e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
-Detyrimi i takses mbi ndërtesën është vjetor. Nëse pasuria e taksueshme krijohet, tjetërsohet ose zhduket brenda kësaj periudhe, detyrimi i taksapaguesit llogaritet proporcionalisht vetëm për periudhën e së drejtës së pronësisë.
-Bashkia Tiranë për qëllime zbatimi të taksës së pasurisë së paluajtshme "ndërtesë", vepron në përputhje me ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 "Për sistemin e taksave vendore", të ndryshuar, metodologjinë e miratuar nga Këshilli i Ministrave, si edhe çdo akti tjetër nënligjor që ndihmon këtë proces.
-Për qëllim të zbatimit të metodologjisë së miratuar nga Këshilli i Ministrave për përcaktimin e bazës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme "ndërtesë", termat e mëposhtëm edhe në zbatim të këtij vendimi të këshillit bashkiak, kanë kuptimin si më poshtë:
-Baza e llogaritjes se taksës se ndërteses është vlera e ndërtesës/njësisë pronësore, përcaktuar me një nga metodat e parashikuara sipas metodologjisë së miratuar nga Keshilli i Ministrave. Për efekt të llogaritjes së taksës për ndërtesën/njësine pronësore, baza e taksës shumëzohet me shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj, sipas kategorive të ndërtesave, dhe që reflektohen si më poshtë edhe ne këtë vendim:
a. 0,05% per ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytezohet per banim;
b. 0,2% për ndertesën/njësi në pronësore që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike;
c. 30% e shkallës së taksës përkatëse për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundoje ate sipas afatit të percaktuar në aktin e miratimit të kerkeses për leje ndërtimi.
Përjashtohen nga taksat mbi ndërtesën:
Në projektvendimin e Këshillit Bashkiak janë përcaktuar edhe kategoritë që do të përjashtohen nga kjo taksë dhe kushtet që duhet të plotësojnë disa prej tyre për të përfituar. Ja cilat janë:
a. Pronat e shtetit dhe të njësive të qeverisjes vendore, që përdorën për qëllime jofitimprurese;
b. pasuritë në pronesi të shtetit, të kaluara me vendim të Këshillit të Ministrave, nën administrimin e shoqërive publike shtetërore;
c. ndërtesat e banimit, që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara;
d. banesat sociale në pronësi të bashkive;
e. pasuritë e paluajtshme-ndërtesa, pronë e subjekteve juridike ose fizike, që në bazë të marrëveshjeve me bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale;
f. ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare, në funksion të veprimtarisë së tyre;
g. strukturat akomoduese "Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special", sipas përcaktimit ne legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht "brand name" ;
h. ndërtesat e banimit të kryefamiljareve që përfitojne pension pleqërie ose pension social, që janë me banim në fshat ose qytet, kur familja përbehet vetëm nga pensionistët;
1. ndertesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike;
j. ndërtesat kulturore, nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme, për kohën në të cilën deklarohet mbrojtja, sipas legjislacionit në fuqi për monumentet e kulturës dhe/ose trashëgiminë kulturore.
ti o lali k, na don te miren, gjej sa me shum menyra qe te na lesh me xhepat edhe me bosh, ata qe skane fare, te bejne vetvrasje. por ama ju qe na doni kaq shum te vazhdoni te harliseni me parate qe ne i japim vet.
Përgjigju