TIRANE- Ndarja e re administrativo-territoriale do të sjellë ndryshime në nivelin e taksës së kalimit të pronësitë mbi pasuritë që do paguhet nga bizneset në zona të ndryshme të vendit për vitin 2016. Taksa mbi të drejtën e kalimit të pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme vendoset mbi ndërtesat dhe të gjitha pasuritë e tjera të paluajtshme, mbi të drejtën e transferimit të kësaj pronësie nga ana e bizneseve (kjo taksë nuk aplikohet te qytetarët). Ajo paguhet nga transferuesi i së drejtës mbi pasurinë e paluajtshme, përpara regjistrimit, sipas legjislacionit në fuqi. Për vitin 2016, taksa do të aplikohet në 71 njësi vendore, duke u bazuar te kategorizimi financiar i tyre. “Shqiptarja.com” publikon nivelin e taksës që do aplikohet në secilën prej 71 njësive.
Formula
Baza e taksës së transferimit të së drejtës mbi pasuritë e paluajtshme mbi ndërtesat është sipërfaqja e ndërtesës, për të cilën transferohet e drejta e pronësisë. Niveli i taksës përcaktohet në lekë për metër katror të bazës tatimore. Detyrimi i taksës llogaritet duke shumëzuar nivelin e taksës me bazën e taksës. Baza e taksës mbi të drejtën e transferimit të pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme për pasuritë e tjera të paluajtshme është sa vlera e shitjes e kësaj pasurie. Niveli i taksës përcaktohet në përqindje dhe niveli tregues i saj është 2%. Detyrimi i taksës llogaritet duke shumëzuar nivelin e taksës me bazën e saj.
Bashkitë e komunat
Kjo taksë do t’u kushtojë më shumë bizneseve me vendndodhje në Tiranë e në Durrës (që bëjnë pjesë në Kategorinë A të njësive vendore), ku për ndërtesat për tregti dhe shërbime taksa është 2,000 lekë për metër katror. Në njësitë e Kategorisë B, (Vlorë Fier Sarandë Pogradec Korçë Elbasan Berat Lushnjë Gjirokastër Shkodër Kavajë Lezhë) taksa e ndërtimeve për tregti e shërbime shkon 700 lekë për metër katror. Ndërsa në të gjitha bashkitë e tjera, taksa për këto lloj ndërtimesh është 300 lekë për metër katror.
Taksa e kalimit të pronësitë mbi pasuritë për “ndërtesat e tjera” do të jetë 1,500 lekë për metër katror në Tiranë e Durrës, 500 lekë metri katror për bashkitë e Kategorisë B, dhe 200 lekë për metër katror në njësitë vendore të Kategorisë C. Kësaj takse nuk do t’i shpëtojnë as apartamentet që do shiten nga bizneset, për të cilat në Tiranë e Durrës do paguhet 1 mijë lekë për metër katror, në bashkitë e Kategorisë B 300 lekë për metër katror, e në të Kategorisë C 100 lekë për metër katror.
Ndryshime për biznesin e vogël e pensionistët
Në fund të vitit të shkuar Qeveria vendosi zerimin e tatimit të thjeshtuar për biznesin e vogël me xhiro deri në 5 milionë lekë dhe aplikimin e taksimit 5 për qind për biznesin 58 milionë lekë xhiro. U vendos gjithashtu edhe rritja e bazës së kontributeve për profesionet e lira që fillimisht u lakua për taksim me pagë maksimale por që më vonë qeveria do të deklaronte se taksimi do të bëhet më i qartë dhe i drejtë sipas zonave, rretheve dhe profesioneve në aktet nënligjore. Sakaq pensionistët e vetëpunësuar nuk do paguajnë më kontribute. Deri më tani pavarësisht se pensionistët mund të kishin përmbushur detyrimet e tyre të viteve të sigurimit në rast se vijonin të kishin një aktivitet si të vetëpunësuar sërish duhej të paguanin sigurime shoqërore dhe shëndetësore.
Nga taksa e hoteleve, te taksa e trojeve
Të gjitha ndryshimet fiskale për vitin 2016
Paketa fiskale për vitin 2016 parashikoi një seri rritjesh taksash, si dhe shtimin e disa të rejave. Kemi një rritje nga 3 për qind në 10 për qind të taksimit për primet e shkruara bruto. Për vitin 2016 u shtua taksa e luksit luksit për makinat. Specifikimi i tyre si mjete luksi përfshin cilindratën 3000 kubik ose vlerën e barabartë dhe mbi 50 mijë euro.
Mjetet e reja do të paguajnë 70 mijë lekë taksë regjistrimi dhe taksë vjetore 21 mijë lekë. Kemi taksën e fjetjes në hotel që bëhet 140 lekë dhe kjo ka një efekt pozitiv në buxhet. U vendos taksa mbi truallin e cila do të paguhet në katër nivele sipas kategorizimeve të rretheve. Këto nivele taksash janë nga 5600 lekë/ha në 4200 lekë/ha në 2800 lekë/ha dhe 1400 lekë/ha. Kemi pagesën e sigurimeve për profesionet e lira në bazë të pagës maksimale të cilën qeveria bëri me dije se do ta shtjellojë me detaj në akte nënligjore duke barazuar pjesën që duhet të paguhet nga njëri qytet n tjetrin dhe nga njëri profesion në tjetrin.
Kjo u bë pas kundërshtimit të hapur të hasur nga ana e profesionistëve të lirë. Po kështu renta minerare tashmë nuk do të paguhet në bazë të vlerës por të sasisë. Në fund gjatë diskutimeve në komisionet parlamentare u ndryshua edhe taksa e ndikimit në infrastrukturë e cila për Tiranën është 2 deri në 4 për qind e vlerës totale të investimit ndërsa me ligjin e ribëhet 8 për qind. Edhe në këtë rast pavarësisht se taksa do t’i merret ndërtuesit kostoja e rritjes së saj do të transmetohet tek ata që do të blejnë një apartament të ri.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 janar 2016
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com