Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është kundërvënë kryeministrit Ramush Haradinaj në lidhje me taksat ndaj mallrave të importuara serbe.

Ai ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse të vendit që ta zbatojnë sa më parë urdhrin e SHBA-së për heqjen e menjëhershme të taksës 100% ndaj mallrave serbe, si dhe të mos tregojnë arrogancë të tepruar edhe në raport me Bashkimin Evropian.

Thaçi është shprehur se ndonëse miqësia e Kosovës me SHBA-në është e përhershme, përkrahja amerikane nuk mund të konsiderohet e pakushtëzuar.

“Tekat personale të asnjë lideri shtetëror nuk guxojnë të lëndojnë interesin tonë shtetëror dhe atë strategjik të SHBA-së për Kosovën e më gjerë. Veprimet populiste nuk guxojnë të cenojnë vizionin dhe vendimet strategjike të Kosovës.

Cenimi i raporteve me SHBA-në, i kësaj aleance të shenjtë, paraqet fillimin e cenimit të shtetit tonë.Gjithashtu, as arroganca e treguar në raport me Bashkimin Evropian nuk e nderon shtetin dhe as nuk i bënë krenarë aleatët tanë dhe SHBA-në”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur nga ana tjetër se taksa 100% ndaj mallrave të importuara serbe do të hiqet vetëm në momentin kur Serbia do të njohë pavarësinë e Kosovës. Ndërsa presidenti serb Aleksandër Vucic ka kërkuar edhe një herë nga institucionet kosovare që të tërheqin vendimin pasi sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për t'i hapur rrugë dialogut. (Lexo këtu)

Postimi i plotë i presidentit kosovar Hashim Thaci