“Hiqni taksën për produktet serbe”, Vuçiç paralajmëron BE-në: Ndikoni tek Prishtina, do kemi probleme

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka kërkuar edhe një herë nga institucionet e Kosovës që të heqin vendimin për taksë ndaj produkteve serbe, pasi sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për t’i hapur rrugë dialogut. “Edhe një herë, i bëj thirrje Prishtinës që ta heq taksën”, ka thënë presidenti serb para gazetarëve.

Sipas tij një vendim i tillë do të zhbllokonte situatën. “Jam i sinqertë, ndoshta edhe pak pesimist. Unë shpresoj që do të jetë një vendim i mençur që do t’i hap rrugë bisedimeve”, ka shtuar ai. “Thirrja ime për partnerët Evropian të cilët kanë shumë ndikim në Prishtinë, është që të kërkojnë heqjen e taksës, sepse mendoj që është e rëndësishme që të vazhdojnë bisedimet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve për një të ardhme më të mirë”, ka shtuar ndër të tjera kreu i shtetit serb duke thënë se Bashkimi Evropian duhet të jetë me i qartë në këtë çështje.

Vuçiç tha se ka dëgjuar nga Prishtina se qëllim kryesor i taksës është t'i sjellë Serbisë dëm ekonomik dhe politik. "Nuk mendoj se disa njerëz, që e konsiderojnë veten burrështetas, kanë qasje serioze derisa bëjnë politikë për t'i bërë dëm dikujt", tha Vuçiç. Qeveria e Kosovës u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnja qysh në muajin nëntor.

Ndonëse komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar heqjen e taksës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ajo nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën. Vuçiç e ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut për normalizim marrëdhëniesh me Kosovën me heqjen e taksës. “Pa heqjen e taksës, ne do të kemi probleme, shqiptarët dhe ne”, ka përfunduar Vuçiç.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë