Taksa në Durrës-Kukës, Berisha kundër: Rruga gjeneron 300 mln € në vit

Taksa në Durrës-Kukës, Berisha kundër: Rruga gjeneron 300 mln € në vit

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet kundër taksës në "Rrugën e Kombit" pasi sipas tij kjo rrugë aktualisht gjeneron mbi 300 milionë euro të ardhura në vit. Kjo shumë, sipas Berishës, mund të përdoret për mirëmbajtjen e saj. Ish-kreu i qeverisë akuzon pasardhësin e tij se po takson shqiptarët pse po udhëtojnë te njëri-tjetri. 

"Sot filloi taksa “Edvin”, 5 deri e 10 euro ne rrugen e Kombit!

Duke filluar nga sot, çdo automjet qe do kaloje ne rrugen e Kombit do paguaje taksen “Edvin”; 5 deri ne 10 euro! Shqiperia nga Rruga e Kombit siguron mbi 300 milione euro te ardhura ne vit. Ne vend qe nje perqindje e tyre te perdoren per mirembajtjen e saj, Edvin Kristaq Rama takson shqiptaret pse udhetojne tek njeri tjetri! Turpi i Kombit! sb 

Sali Berisha, ish-kryeministër

Punimet për Rrugën e Kombit nisën në shkurt të vitit 2007 dhe u inaugurua përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 me çeljen për qarkullimin e automjeteve të tunelit të Kalimashit. Por edhe pse kanë kaluar 9 vjet nga inaugurimi formal i rrugës, autostrada që bashkon kombin në disa segmente të saj nuk ka përfunduar ende. 

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë