Taksa për prodhuesit e energjisë, Rama: E marrim në prill dhe i japim bonus pensionistëve, do t'i mbrojmë nga inflacioni i luftës

Taksa për prodhuesit e energjisë, Rama: E marrim në prill dhe i japim bonus pensionistëve, do t'i mbrojmë nga inflacioni i luftës

TIRANË- Përfitimet nga taksa e jashtëzakonshme që do t’i vendoset eksportuesve më të mëdhenj të energjisë do të shkojë për pensionistët. Kryeministri Edi Rama thotë se taksa do të mblidhet në muajin prill dhe pas kësaj do të akordohet sërish një bonus për të mbështetur pensionistët në mënyrë që të mos preken nga inflacioni i luftës.

“Të gjithë pensionistët po marrin këto ditë sipas premtimit bonusin e Pakos së Madhe dhe urojmë ta kenë sa më të mbarë e me shëndet të plotë, vitin që sapo ka nisur. Me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill, do të programojmë një tjetër bonus për pensionistët, që barra e inflacioni i luftës për ta të vazhdojë të jetë sa më pak e ndjeshme”, shkruan Rama.

Përveç këtij bonusi, pensionistët kanë filluar të marrin edhe shpërblimin nga Pakoja e Madhe. Në një video të ndarë nga Rama, një pensionist, tregon përfitimet që ka marrë nga qeveria deri më tani, ku thekson indeksimin e pensioneve, pakon e madhe, si edhe shpërblimin e Vitit të Ri.

“Unë quhem Alfred, 65 vjeç, profesioni im ka qenë ushtarak, pilot. Kam shërbyer shumë vite në FA. Para sy muajve kam dalë në pension. Akoma s’jam ambientuar me ditët e pushimit se ishim mësuar me punë. Si ushtarak kam ndjekur më vëmendje të madhe situatën ndërkombëtare, veçanërisht luftën. Kjo luftë ka sjellë dëme në të gjithë botën, edhe tek ne. Çdo qeveri merr masatë  tyre dhe qeveria ynë mori masë për të ndihmuar shtresat në nevojë, në përgjithësi të gjithë popullsinë. Isha me fat se arrita edhe indeksimin e pensioneve, edhe bonusin e Vitet të Ri. Në muajin janar tërhoqa edhe vlerën e pakos së madhe bashkë me pension mujor. Kjo ishte një nga masat më domethënëse të qeverisë, për të zbutur sadopak efektin e krizës që ka përfshirë të gjithë botën”, shprehet ai.

Më shumë se 8 miliardë lekë të reja është paketa mbështetëse që Qeveria ka vendosur të miratojë për t’i qëndruar pranë 1 milionë shqiptarëve dhe për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve dhe inflacionit të lartë për shkak edhe të luftës në Ukrainë. Nga kjo paketë do të përfitojnë 695 mijë pensionistë nga 8 000 lekë të reja.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 14/01/2023 16:35

    Nuk dona pencion vec Berisha ne pushtet te sundoje e familjen te pasurohe.

    Përgjigju
  • Arbërori: 14/01/2023 00:57

    Edvin shkjau shqipfolës ka mbet në pensionist,por as këta nuk han barë

    Përgjigju
  • Loni: 13/01/2023 21:35

    Ne prill jane dhe zgjedhjet, cfare koincidence!

    Përgjigju
  • Soni: 13/01/2023 19:32

    Kane mundesine te blejne dicka me shume

    Përgjigju
  • Goni: 13/01/2023 19:32

    Sa me shume ndihma te tilla per pensionistet

    Përgjigju
    • Ermal: 13/01/2023 21:54

      Mos u lodh kot zoti kryeministër! U këpute duke ndihmuar me 6% indeksim pensioni i rriti pensionin 600 leke ne muaj, kurse piloteve ua rriti 5000 lekë në muaj. Atyre që marrin më shumë u dha më shumë. Kurse të tjerët morën dënglat e kryeministrit. Ka dhe surrat e mburret...

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Pritet shkarkimi nga Milani! Stefano Pioli s'humbet kohë, gjen ekipin e ri në Serie A

Pritet shkarkimi nga Milani! Stefano Pioli s'humbet kohë, gjen ekipin e ri në Serie A