TIRANE - Shitësi i një pasurie të patundshme do të tatohet më shumë se sa deri tani, me hyrjen në fuqi të njerit prej ligjeve, pjesë e Paketës Fiskale 2015. Konkretisht, fjala është për amendimin e tatimit mbi të ardhurat personale, që rrit normën e detyrimit që duhet t’i paguhet shtetit, me përjashtim të të ardhurave që vijnë nga pagat. Për këto të fundit, do të vijojë të mbetet në fuqi taksimi aktual progresiv.
Deri në fund të këtij viti, fitimi që realizohet nga shitja e një trualli do të taksohet me 10 për qind. Por, nga 1 janari, norma e taksimit do të rritet në 15 për qind të shumës së realizuar si fitim nga shitësi. Në këtë rast, do të merret për bazë tabela e fundit e vlerës së trojeve, e miratuar nga qeveria shqiptare.
/Shqiptarja.com