Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ka nisur informimin e qytetarëve lidhur me vetëdeklarimin për përllogaritjen e rregullt të detyrimeve vendore.

Qytetarët të cilët kanë një biznes ose një pronë për qëllime tregtare, tashmë mund të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit në platformën e-Albania.

Përmes një videoje shpjeguese, tregohet se pasi hyni në platformë, mund të gjeni formularin në seksionin “Dokumentet e mia.”

Pasi ta keni plotësuar, formularin mund ta dorëzoni pranë sporteleve të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, me anë të shërbimit postar ose email [email protected]

Në të njëjtin email mund të kontaktoni edhe nëse nuk e gjeni formularin në hapësirën e dedikuar ose të paraqiteni pranë sporteleve.

P.J/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Janar, 20:34

    15 vite nga ‘21 janari’, kush mendoni se urdhëroi për të qëlluar qytetarët?