Taksistët në Lezhë pa vende parkimi, gjobiten nga policia: Konkurrenca e pandershme, makinat e palicencuara po na dëmtojnë

Sigurimi i vendparkimit të automjeteve është kthyer në sfidë për taksistët në qytetin e Lezhës. Numri i vendparkingjeve të përcaktuara për taksitë është shumë herë më i ulet se numri i automjeteve, të cilët kryejnë këtë shërbim.

Në këto kushte taksistët detyrohen t’i parkojnë mjetet në rrugë apo vende të papërcaktuara, duke u përballur shpesh herë dhe me ndëshkime nga policia rrugore. Ata thonë se bashkia vijon të japë licenca për shërbimin taksi, pa i dhënë zgjidhje problemit të parkingjeve.

“Nuk kemi parkingje për taksitë, numri i taksive është shtuar dhe nuk kemi vende. Edhe informaliteti na mbyti, jemi ankuar disa herë në bashki dhe nuk kemi gjetur zgjidhje akoma. Ne i paguajmë të gjitha taksat, edhe pse kemi qëndruar brenda pa punuar prej koronavirusit ne i kemi paguar sërish të gjithë taksat”, tha një taksixhi

“Të gjitha makinat janë grumbulluar këtu, kanë hapur shumë licenca dhe nuk kemi se ku të parkojmë dhe detyrohemi të parkojmë kundravajtje”, tha një tjetër taksixhi në Lezhë.

“Bashkia shkon dhe jep leje e licenca dhe nuk cakton as vend asgjë dhe ne bëhemi rrëmujë”, tha një taksixhi

Shqetësim për taksistët në Lezhë mbetet dhe konkurrenca e pandershme, pasi sipas tyre janë një numër i konsiderueshëm mjetesh që operojnë pa asnjë lloj dokumentacioni. Për këtë thonë se janë ankuar disa herë, por nuk është marrë asnjë masë.

“Konkurrenca e pandershme, makinat e palicencuara nuk po na lënë që të punojmë. Ky problem nuk është sot por është por vazhdon dhe nuk po merret kush asnjë lloj mase”, tha një taksixhi

“Janë bërë të gjitha taksitë 4 plus 1 dhe nuk i gjen asgjë, si të thuash nuk i hyn asnjë gjemb në këmbë”, shprehet një tjetër taksixhi

Në rajonin e Lezhës janë një numër i konsiderueshëm personash të cilët e kanë të lidhur jetesën e tyre me shërbimin taksi dhe duke qenë se janë taksapagues të rregullt kërkojnë më tepër vëmendje për t’iu dhënë zgjidhje problemeve që i shqetësojnë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat