/ATSH-AFP/ - Rebelët talebanë janë konfrontuar mëngjesin e sotëm me policinë dhe ushtrinë afgane në hyrje të qytetit të Kunduzit, një pengesë strategjike dhe qyteti i parë i madh afgan që forcat rebele po kërcënojnë ta rimarrin që prej vitit 2001.
"Talebanët kanë nisur ofensivën mbrëmjen e djeshme ndaj këtij qyteti, kryqëzim i rëndësishëm tregtar me Taxhikistanin", raportoi media.
Qyteti është i shkretë, banorët janë izoluar në shtëpitë e tyre.
"Në periferi të Kunduzit, përballjet mes forcave qeveritare dhe talebanëve vijojnë ende mëngjesin e sotëm, por forcat e sigurisë kanë epërsi ndaj rebelëve duke i zmbrampsur ato", konfirmoi Sayed Sarwar Hussaini, zëdhënës i policisë së provincës së Kunduz-it.
Rënia e Kunduzit do të ishte një disfatë e rëndë për presidentin Ashraf Ghani i cili kishte premtuar në kohën e zgjedhjes së tij në vitin 2014 se do të vendoste paqen në shtetin e ndarë prej më shumë se 30 vitesh, për shkak të konflikteve të vazhdueshme
/Shqiptarja.com