/ATSH-ANSA/ - Talebanët e Tehrek-e-Taliban të Pakistanit (TTP) morën sot përgjegjësinë për rrëzimin e një helikopteri të ushtrisë pakistaneze, që shkaktoi vdekjen e gjashtë personave, mes të cilëve ambasadorët e Norvegjisë dhe Filipineve.
Ambasadorët e Norvegjisë dhe Filipineve në Pakistan humbën jetën pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak në verilindje të vendit.
"Bashkëshortet e ambasadorëve të Malajzisë dhe Indonezisë, së bashku me dy pilotë humbën jetën", tha ushtria pakistaneze.
Helikopteri tip MI-17 u rrëzua në rajonin himalajan të Gilgit-Baltistanit.
Mes të plagosurve janë ambasadori i Polonisë dhe Holandës.