/ATSH-AFP/ - Talebanët afganë kanë emëruar në postin e drejtuesit të ri të zyrës politike me seli në Katar, një përkrahës të frymës së dialogut për paqen me Kabulin, bëhet sot e ditur pranë burimeve talebane.
"Abbas Stanekzai, një ish-luftëtar kundër sovjetikëve dhe ndihmësi i tij, Abdul Salam Hanafi janë emëruar tashmë", sqaroi për median një anëtar i organit qendror të talebanëve, Schura de Quetta, emri i qytetit pakistanez ku ai ka selinë.
Talebanët kanë konfirmuar këto emërime në faqen e tyre në internet.
"Të dy zyrtarët janë mbështetës të dialogut për paqen me qeverinë afgane", shtoi zyrtari taleban duke ruajtur anonimatin