Talenti shqiptar, Manaj: Arma
ime më e fortë, personaliteti

Talenti shqiptar, Manaj: Arma<br />ime më e fortë, personaliteti
Skuadra e Pescarës prezantoi zyrtarisht Reay Manaj si përforcimin më të rëndësishëm në fazën sulmuese. I huazuar të abrucezët nga Interi, që zotëron kartonin e tij, 19-vjeçari theksoi se i është dhënë një mundësi që nuk duhet humbur.

“Pescara është një shans që duhet ta shfrytëzoj në mënyrën më të mirë të mundshme, – u shpreh fillimisht talenti shqiptar. Mezi po pres momentin që të tregoj se vlej. Jam futbollist i ri, kjo është e vërtetë, por nuk mund të jetë një alibi. Jam i vetëdijshëm se duhet të përmirësohem, por njëkohësisht i di cilësitë e mia. Kalimi nga skuadra e të rinjve në futbollin e të mëdhenjve është një kapërcim i menjëhershëm në karrierë, por unë nuk ka frikë.

Do të kërkoj që tani të bind trajnerin, shokët e skuadrës dhe sigurisht tifozët e Pescarës që janë shumë të apasionuar. Është pikërisht kjo që i nevojitet një futbollisti të ri. Shpresoj t’i përmbush pritshmëritë. Drejtuesit e Pescarës shpresojnë që Manaj të bëjë të harrohet sa më shpejt Lapadula, i cili pasi e ndihmoi skuadrën të ngjitej në elitën e futbollit italian, u ble nga Milani. Mirëpo djaloshi nga Lushnja ruan një profil të ulët. “Unë Lapadula i ri?

Le të ecim me këmbë në tokë, unë duhet thjesht të punoj sa më shumë, – vijoi më tej Manaj. Arma ime më e fortë është personaliteti. Kujt dua t’i ngjaj? Vetës time, pas 10 vitesh. Shpresoj që të kem një karrierë të suksesshme.” Manaj nuk ka frikë nga konkurrenca dhe e ka të qartë se nuk e ka të sigurtë vendin e titullarit. Nëse do të kërkonte me ngulm që të ishte gjithmonë pjesë e 11-shes titullare, atëherë do të shkonte në Lega Pro.


Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn