Tampone, izolim e mini-grupe, ja si do stërvitet La Liga (VIDEO)

Emergjenca e shkaktuar nga koronavirusi ende nuk dihet kur do të përfundojë dhe nuk dihet se kur qytetarët do i rikthehen jetës normale e jo më futbolli që është në udhëkryq. Por federata të veçanta po punojnë që të kenë gati planin kur gjithçka të rinisë. La Liga, pra kampionati spanjoll ka filluar që t'u dërgojë klubeve një protokoll ende jo përfundimtar për rregullat që duhen të ndiqen sapo të rikthehen ekipet në stërvitje.

Sipas asaj që bën me dije Cadena Cope së pari do të dizifenktohen të gjitha ambientet e punës që kanë të bëjnë me palestrat dhe zyrat. Më pas futbollistët dhe familjarët e tyre do t’u nënshtrohen testeve apo tamponëve për COVID-19 rreth 72 orë përpara se të nisin stërvitjen. Skuadra duhet të qëndrojë e izoluar në hotel ose në qendrat stërvitore. Në këto ambiente do të kenë akses vetëm disa persona . Rekomandohet prania e vetëm një kuzhinieri dhe fanellat do të lahen me alkool dhe në temperatura të larta.

Dhe së fundmi seancat stërvitore ato të vërtetat fillimisht do të jenë në formë individuale dhe më pas në grupe me nga 8 persona dhe së fundmi në mënyrë kolektive. Në palestër maksimumi do të jenë dy persona njëkohësisht dhe nëse do të dali dikush pozitiv do të izolohet dhe skuadrës do t'i bëhen tamponë. Ky është protokolli që pritet të zbatohet në La Liga në momentin kur të rinisin stërvitjet./ Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët