Spoti më i ri i ALBtelecom ngjalli tepër kontroversialitet, reagime të cilat në fakt kishim kohë pa i parë e dëgjuar/lexuar. Sipas publikut, në projektin më të ri të kompanisë së parë telefonike shqiptare dukej sikur mungonte diçka: reklama. Video e cila u shfaq në televizion, radio, internet dhe u bë burim i jashtëzakonshëm për meme tregonte një djalë me emrin Edi i cili njihet me një udhëtar nga e ardhmja i cili po kthehej pas në kohë për të gjetur kuptimin e dashurisë.
Tashmë, vetëm pak kohë pas publikimit të episodit të dytë çdo gjë ka kuptim!
ALBtelecom ka sjellë një formë e cila nuk është e panjohur për tregun botëror të publicitetit, por është tërësisht e re për Shqipërinë. Krijimi i një seriali të mirfilltë, ku në çdo episod rrëfehet një pjesë e ngjarjes dhe produkti reklamohet përmes vetë nevojave të personazheve.
Episodi i dytë na tregoi në mënyrë tepër inteligjente shërbimin më të ri të ALBtelecom, përmes vetë personazhit kryesor të serisë i cili thyen murin e katërt dhe i drejtohet publikut.
Vijimi i episodit, të cilin të gjithë mund ta ndjekin të plotë online në faqen zyrtare të serialit, na tregon plot humor përpjekjet e Edit për të mësuar C17 se si të “gjuajë” në një klub në Tiranë. Fundi i serisë na lë me kureshtjen për vazhdimin e saj, duke qenë se C17 e sheh vajzën që dëshiron të njohë, por ajo largohet para se ai të mund t’i fliste.
“Në kohën e duhur” arriti të tregojë përmes pak minutave një pjesë të skenës së marrdhënieve në qytet, duke promovuar në mënyrë organike dhe të pasforcuar produktin e ri të ALBtelecom dhe duke na gozhduar para ekranit [të celularit, kompjuterit e televizorit] për të mësuar se si do vijojë kjo aventurë e re.