Tani thirrje me këngë Adnan
Januzajt që të thotë “Po”

Tani thirrje me këngë Adnan<br />Januzajt që të thotë “Po”
Thirrja e shqiptarëve ndaj Adnan Januzaj për tju bashkuar skuadrës tonë kombëtare këtë herë është bërë me këngë.  

Është Jimi Band, grupi që i ka kushtuar këngë futbollistit me origjinë kosovare, i cili luan për skuadrën e Manchester United.

“Adnan Kombëtarja po të pret, zëri të thërret. Ti e di se guri rëndë peshon në vend t’vet”, janë disa nga vargjet që i kushtohen 18 vjeçarit për t'i thënë "Po" Shqipërisë.

adnan januzaj

Faqja e suksesshme e Facebook-ut “Adnan Januzaj THUAJ PO SHQIPËRISË”, ka nxitur edhe belgët që të ndërmarrin një të tillë, me qëllim bindjen e Januzajt të luaj për kombëtaren e tyre, “Adnan Januzaj , Say yes to Belgium”.

Megjithatë faqja sociale shqiptare ka shumë më shumë ndjekës.

Të gjithë janë në pritje të përgjigjes së Januzajt, i cili do t’i japë fund dilemës, Shqipëri apo Belgjikë?

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve